Viti 2012, viti i zgjedhjeve në botë

Pesëdhjetë e nëntë vende do të votojnë gjatë këtij viti. Ka 193 shtete në botë kështu që është rreth një e treta e vendeve të botës. 26 prej këtyre mund të shohin një ndryshim në udhëheqje kombëtare. Së bashku, këto ndryshime mund të ndikojnë në 53% të popullsisë në botë, që përfaqëson gjysmën e GDP-së botërore. Pjesë e këtij ndryshimi do të jenë dhe vendet më të fuqishme të botës.
Katër nga pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të shohin drejtues të rinj. Në listë janë Rusia, Kina, Franca, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër shtete vetë përfaqësojnë 40% të GDP-së botërore.
Kina megjithëse nuk ka zgjedhje demokratike, 70% e lidershipit të vet do ta shohim të ndryshuar. Sipas të gjitha gjasave Hu Jintao dhe Wen Jiabao do të zëvendësohet nga Xi Jinping dhe Li Keqiang.
Ndoshta në Washington do të kemi përsëri Obamën, ndoshta një president republikan.
Hugo Chavez duhet të të fitojë qoftë dhe formalisht zgjedhjet e këtij viti. Duket se veç pranverës Arabe do të kemi dhe një pranverë zgjedhjesh. Shqipëria do të ndryshojë presidentin, por kjo nuk do të ndodhë me zgjedhje, por me votim parlamentar. Si gjithmonë vendi ynë nuk ka asgjë për të ndryshuar.
A.K.
Add new comment