Stefan Fule e viziton Tiranën me intervista e me .... twitter

Mediat e Prishtinës njoftojnë se komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian-së, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ndërkaq sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të marrë Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.
Po në Shqipëri pse vallë nuk vjen komisioneri që ka punë më së shumti me vende si Shqipëria, pasi mbulon zgjerimin e BE-së? Ai ka qenë për herë të fundit në marsin e vitit 2011, kur është takuar me autoritetet e politikës e të shtetit tonë, dhe prej atij momenti s’e ka parë të udhës të shkelë sërish në Rinas; ka dërguar ca si shpesh Saninno-n, ndihmësin që ka. Vetë ai është mjaftuar me ndonjë intervistë nga Brukseli për Top-channel-in, ndërsa sot ka zgjedhur twitter-in për të përcjellë një mesazh ‘përgëzimi’: “Urime Shqipërisë për Planin e Veprimit, që është një përpjekje e përbashkët e opozitës dhe e qeverisë”.
Ky mesazh nuk është mesazh optimizmi; përkundrazi, është mesazh inkurajimi.
E.G.
Add new comment