Shkarkimi i imamit ndan myslimanët

Postuar në 14 Mars, 2012 13:03

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfshirë në një debat pas shkarkimit të Lulzim Plloçit, imami i Xhamisë së Medresesë në Tiranë dhe predikuesit të saj, Ferid Piku. Lëvizja shihet si pjesë e një sulmi nga lidershipi i Komunitetit Mysliman, i cili favorizon një degë turke të Islamit përkundrejt klerikëve të edukuar në vendet arabe. Duke reaguar pas shkarkimit të dy drejtuesve fetarë, mbështetësit e tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin duke diskutuar në rrjetet sociale.

Largimin e tyre e ka dënuar edhe Lidhja e Imamëve Shqiptarë, një grup i shkëputur nga Komuniteti Mysliman, i cili favorizon më shumë degën arabe të Islamit. Islami turk konsiderohet si kulturalisht më afër me myslimanët e Shqipërisë dhe është më pak i prirur ndaj interpretimeve radikale fetare.

Marrë nga BalkanInsight

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

Ky lajm ka kohe qe debatohet tek e-zani.com
Pse duhet te prisnit sa ta nxirrte balkaninsight qe ta benit "lajm"?
Gjithashtu sot Forumi Musliman i Shqiperise terhoqi kryetarin e tij nga pozita e keshilltarit ne KMSh

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Shiqyr qe tash nuk po vriten siç e kan ba para disa vitesh qe vrane<span style="color: rgb(32, 32, 32); font-family: Helvetica, Arial, sans-serif; line-height: 16px; text-align: left; ">&nbsp;Salih Tivarin, sekretarin e pergjitheshem te komunitetit Musliman te Shqiperise. Kler i thençin.</span></p>

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>Paul, Tivarin e vrane per ceshtje pronash kshu qe mos permend emra te vdekurish kot me kot. Keto jane pislliqet qe ben politika me fete ne Shqiperi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.