Reforma elektorale: Socialistët kanë gati propozimet; por a i kanë menduar mirë?

Postuar në 05 Janar, 2012 05:52

Opozita e ka gati paketën e propozimeve që do të hedhë në tryezat parlamentare lidhur me reformën elektorale. Këtë e thotë një nga eksponentët e PS-së, Vasilika Hysi, në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com. Një nga propozimet synon të marrë me të mirë dhe kërkesat e partive të vogla, sidomos atë të futjes së një korrektimi nacional të sistemit zgjedhor proporcional rajonal, por ka pak gjasa që Berisha ta pranojë këtë gjë.

Ka dhe propozime të tjera, mes të cilave bien në sy tre: 1. Komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve, nga KQZ-ja deri tek komisioni i fundit në terren, duhet të kenë në përbërje vetëm ekspertë jo partiakë. 2. Numërimi i votave duhet të bëhet në mënyrë elektronike (E kanë menduar mirë socialistët këtë gjë? Disa specialistë të fushës thonë se numërimi elektronik është plot kurthe në rrethanat kur procesi elektoral kontrollohet në një masë të madhe nga njëra palë). 3. Emigrantëve duhet t’u njihet e drejta e votimit (Edhe kjo duket jo fort e menduar. Përsa kohë që opozita nuk është në gjendje të mbrojë votën e zgjedhësve të këtushëm, si do ta bëjë këtë jashtë vendit, ku procesi i votimit e numërimit do të jetë në dorë të trupit tonë diplomatik?).

Re.Pu.

Comments

Submitted by xuxi (not verified) on

Patjeter qe jane menduar.Kur ke expertizen e Shokut Zaloshnja nuk ke se si del keq.

Submitted by Johnny (not verified) on

Booooooooooooh efekti Zaloshnja ketu . . . Per te ardh paska ne pushtet Parta Socialiste pse sthoni ju.

Submitted by Claus (not verified) on

Socialistet i kane te kota keto filozofira per reforma elektorale. Problemi kyc eshte vetem mbrojtja e votes. Nese arrijne ta mbrojne voten, zgjedhjet e kane te fituara, nese jo, edhe sikur te PD mos te bej fushate, zgjedhjet i kane te humbura.

Socialistet i ka ngrene naiviteti i tyre. Si mund te behen zgjedhje ne menyre elektronike ne Veri te vendit, rajon me  infrastrukture dhe  mentalitet   te prapambetur? Mund te realizohen atje zgjedhje te rregullta?

Per shtetasit shqiptare jashte, zgjedhjet mund ti organizojne shoqatat perkatese ne bashkepunim me bashkite, ashtu si i kane organizuar turqit, greket, boshnjaket si dhe kosovaret duke lene jashte ambasadat dhe konsullatat shqiptare jashte.

Me Berishen dhe njerezit e tij qe jane ne pushtet, me ministrine e brendshme qe e ka vete ne dore, eksperimente te tilla nuk duhen bere. Mesimet e nxjerra nga zgjedhjet e kaluara duhen zbatuar, pra duhet i njejti sistem zgjedhor por me nje KQZ te reformuar. Pra me nje reforme tjeter do te "nxjerresh perseri mesime" duke qene ne opozite.

Asnje reforme nuk te nxjerr te fituar, ashtu sic mendojne specialistet- naive te PS. Duhet ndaluar vjedhja dhe manipulimi, duhet filluar qe tani verifikimi i listave zgjedhore, ky eshte kyci i suksesit. Nese fillon perseri me gerri-verri edhe kete radhe Berisha i ka te fituara zgjedhjet. Por kete radhe nuk do te kete falje per Edi Ramen.

Submitted by Anonim (not verified) on

ia ke fut kot claus; numerimi elektronik nuk eshte votim elektronik. ne numerimin elektronik fletet e votimit numerohen me skanera e jo me dore :-) prandaj mund te bohen te gjitha ne nje qender ne tirane e jo neper 66 qendra numerimi...

Submitted by hapi (not verified) on

Bravo,  e ke gjet!

Eshte me e kollajte te manipulosh nje qender ne Tirane, sesa në 66 qendra nga Konispoli në Kukës. I fut nje klasifikim si sekret shteteror kutive te votimit Saliu se e mori komisionin e informacionit ne patronazh, dhe shko e gjeje vete pastaj ti se si i fitoi prape zgjedhjet!

Submitted by katarakti (not verified) on

Mos valle Rama deshiron t'i humbe perseri zgjedhjet?! Mire thote nje komentues ketu: Problemi eshte ruajtja e votes. Une jetoj jashte dhe te ju them te drejten as qe do te marr mundimin te shkoj ne ambasade, apo ne nje qender tjeter per te votuar. Mujsharet e Berishes nisen qe ketej per te "mirorganizuar" zgjedhjet ne Shqiperi! Dhe Rama do te zhvilloka zgjedhje ne emigracion! Per te bere çorap gjithçka? Me te vertete nuk i kuptoj keta te PS-se?! Vertet duan te humbasin perseri?!

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

O Katarakt, kur nuk merr mundimin te votosh vete atehere hesht dhe mos dekurajo ata qe bejne me shume per kete vend se ti. Sa per dijeni ne 2009 Berisa vetem 3% te votave vodhi por me to perlau nja 5-6 deputete me shume.  Pastaj bleu dhe LSI dhe qeverisi. Shqiptaret vazhdojne ti japin 48% te votave Berishes dhe qajne pse u vodhi 3%.  Votoni njehere 60% kundra Berishes dhe do e shikoni qe kjo murtjae qe po na merr shpirtin 20 vjet do shkoj andej nga doli.

Apo Berisha e paska fajin pse ne trecerekun  e Shqiperise ne menyre fare te lire Shqiptaret ne Maj 2001 ja dhane voten e Keshillave Bashkiake kupoles Meta-Berisha. Po per 120,000 votat qe mori Ilir gjobvenesi i 700,000 Eurove per nje koncension  (x 100 koncensione qe kane firmosur ministrat e LSI = 70 milion EURO) kush na e ka fajin Berisha.   Me qaramane si ty qyrret do fshijne gjithe jeten shqiptaret.

Submitted by Astrit (not verified) on

Artikulli dhe shqetesimi qe ngrihen ne te jane totalisht legjitime. E para se votimi elektronik ne nje vend ku njerezit te pyesin rutine "a e di kompjuterin ti?" duket marrezi e pakontrollueshme. E dyta se eshte e padrejte dhe imorale qe ne, njerezit qe nuk rrime me shume se 5 dite ne Shqiperi, dhe qe madje edhe ato dite e kalojme duke patronizuar dhe duke u dhene mend njerezve te shkrete qe nuk u vjen uji i pijshem ne shtepi (pa leri te tjerat), nuk duhet te na jepen te drejta te barabarta me ata njerez qe mbajne ne kurriz shtetin. Psh ndersa ne per te shtuar ate pjese te dinjitetit personal qe trashegojme nga dinjiteti i shtetit mund te votojme gjith qejf per nje qeveri qe fut ne programin e saj ndonje pike absurde, bie fjala pushtimin ushtarak te ndonje vendi fqinje, barra e taksave, sakrificave dhe heqjes dore nga sherbimet esenciale qe sjell realizimi i objektivave te tille me te medhenj se mundesite, u bie atyre qe jetojne dhe paguajne taksa ne ate vend.

Se fundi socialistet kane nje 'track record' per propozime mendjelehta per te cilat behen pishman me vone dhe qe cojne uje ne mullirin e diktatures aktuale ne Shqiperi. Psh ndryshimi kataciperisht i marre i Kushtetutes se Shtetit brenda nje nate ka sjelle pasoja te pafalshme per shtetin. (incidentalisht ne Hungari tashme ka protesta shume te forta per nje ndryshim te ngjashem, brenda nates te kushtetutes se tyre. Ne Shqiperi as e  mbrojti njeri dhe ata pak 'te marre' qe u futen ne greva urie u denigruan me te madhe).

Propozimi im si i njeriu te thjeshte qe nuk kerkon privilegje te marra si e drejta e votes nderkohe qe banoj mbi 10,000km larg nga vendi im eshte qe te pakten nje here te vetme Shqiperia te ndjeke shembullin e tere Europes dhe botes, ose e shumices se vendeve dhe te heqe dore nga origjinaliteti i saj. Leri emigrantet sic jane dhe voto ne menyren me praktike. Cfare sllogani kishim me 1990, ta bejme Shqiperine si gjithe Europa apo ta bejme me te mire se Bota?

Submitted by Anonim (not verified) on

ia ke fut kot astrit; numerimi elektronik nuk eshte votim elektronik. ne numerimin elektronik fletet e votimit numerohen me skanera e jo me dore :-) prandaj mund te bohen te gjitha ne nje qender ne tirane e jo neper 66 qendra numerimi...

Submitted by Johnny (not verified) on

Ju Anonim me sa po shoh jeni ne te njetjen lagje me Zaloshnjen ? ? ?

Se butonat, lidhjet e pajisjeve dhe konfigurimet perkatese behen vete . . . e jo nga dora e njeriut . . . kush thoni ju qe do e marre persiper, me shume mundesi ata ekspertet e videos Meta?

Qellimi mund te jete i mire . . . por ka edhe qellime me te mira si per shembull paqja ne bote . . . pse nuk thote ndonje gje PS per kete ceshtje . . . ose te pakten te shprehet per luften e gjirit Persit.

Submitted by Claus (not verified) on

Te gjithe  ne ja futim kot, o anonim? Vetem fjalen "kot" dhe numrin "66" lexoj ne komentet e tua. Po c`rendesi ka nese eshte votimi apo numerimi elektronik.

I ka pare ai Rama yt zgjedhjet ne Rusi? Edhe atje numerimi elektronik u be, por manipulimet nuk u evituan qe nuk u evituan, ndoshta ishin edhe me te medha se ne votimet e meparshme. Ndersa ne rajonet e Siberise askush nuk guxoi te fuste kete sistem ne numerim. Po edhe me numerim elektronik manipulatoret futnin nga tre a kater flete votimi te plotesuara me pare. Pra ku ishim asgjekundi.

I thuaj Veliajt dhe Hysit tek ajo kafeneja "Austria" se nese duan te vijne ne pushtet le te ruajne ato 200 mije vota dhe te zgjedhin keshilltare me moral dhe  te lene teorite shkencore me votime dhe numerime elektronike ne nje vend si Albanistani.  As Gjermania nuk organizon te tilla zgjedhje.

Sa shkruan ne Edi Rama ne Twitter le te informohet per ato palo zgjedhje ne Rusi dhe le te nxjerre mesime. Shume kohe nuk i duhet per kete.

Submitted by hapi (not verified) on

1. Ku do ti gjeje kaq shume ekspertë PS-ja? Me çfarë kriteresh do të deklarohet dikush si ekspert? Kush do të vlerësojë se X-i është simpatizant partie apo ekspert i pavarur?

Për mendimin tim, garancia më e mirë për të patur zgjedhje të ndershme është të kesh komisionerë politikë që kontrollojnë njëri tjetrin. Check and balance!

2. Mjafton të mbushësh kutitë me fletë të plotësuara për partinë në pushtet, dhe PD-ja ka eksperiencë me kte, dhe numërimi elektronik nuk  të zgjidh asnjë hall. Plus që kur sistemi elektronik është në dorë të një krahu atëhere çdo manipulim është i mundshëm.

3. Ambasadat shqiptare nuk të regjistrojnë një fëmijë në gjendjen civile (përvojë personale), do të organizokan zgjedhje...

Me një fjalë ose po tallen, ose nuk ka shpresë që PS-ja të ndryshojë diçka!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Hollohuni pak o njerez!

Propozimi per nje votim elektronik dhe administrim zgjedhor nga ekspertet (dmth jo komisioner partiak) eshte nga  propozimet me te zgjuara qe ka bere PS-ja. Jo vetem per te miren e saj por edhe per te miren e vendit.

Kujtoni ju se manipulimet ne zgjedhjet e kaluara kan ardhur pa bashkpunimin e komisionereve socialist? Kaq naiv jeni? Komisioneret jane shitur ne ankand. lol. Si PD, por edhe PS kane blere komisioneret e njeri tjetrit. Me keto propozime, PS ia dorezon procesin zgjedhor moxhorances dhe per vete meret vetem me monitorimin e numerimit elektronik. Eshte me e lehte te gjesh 10 eksperte IT te besueshem sesa 20,000 komisioner te besueshem. Plus qe nese dicka shkon keq me procesin, i vetmi pergjegjes ngelet qeveria, ndryshe nga me pare kur jane qe te dyja pergjegjese.

Partite politike duhet te kishin bere kete ndryshim me kohe por i duheshin zgjedhjet rrumpall ne menyre qe ne rast humbjeje te kene nje alibi.

Shpresoj te behet ky ndryshim. Gjith bota e nxjerr rezultatin brenda disa oreve ndersa tek ne del pas 1 muaji.

Submitted by hapi (not verified) on

Eshtë më e lehtë të blesh, korruptosh, frikësosh, kërcënosh 10 ekspertë IT sesa 20 000 komisionerë!

Po ekspertët e pavarur nuk blihen thu ti?

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Si qenka me e lehte?! Nuk i gjenka dot PS 10 persona te besuar keshtu?

Normale qe edhe ekspertet mund te blihen po ndryshe nga komisioneret politik nuk kan imunitet politik. Me e rendesishmja nuk jane militante te verber qe e quajne diten e zgjedhjeve si dita kur do i sherbejne partise. Ata do ta shohin me shume si nje pune si te gjith te tjerat.

Plus qe eshte dhe fakti qe ky hap duhet te behet, mos sot neser. Nuk do shkohet gjithmone me komisioner politike. Kuptohet qe ti nuk je kunder kesaj hapi, ngaqe nuk ke besim tek maxhoranca (me te drejte!).  Problemi eshte se edhe nese ia leme kete reform PSs kur te vij ne pushtet, te njejtin mosbesim ngjall, kuptohet per kampin tjeter. Pastaj nuk eshte qe duke perdorur komisioneret keni pasur shume sukses ne shmangjen e "probleme zgjedhore". Ka ardhur koha te provohet dicka ndryshe dhe me moderne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.