Raporti i SHKB-së shton pikëpyetjet mbi sjelljen e Gardës në 21 janar

Postuar në 07 Shkurt, 2012 11:24

Raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i publikuar dje në Top-Channel, ka nxjerrë në pah një fakt interesant në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës në 21 janar. Sipas raportit, ish Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, që ishte dhe drejtuesi i operacionit për mbarëvajtjen e protestës, ka komunikuar në radio me Gardën e Republikës në orën 16:40 për t’iu kërkuar që të mos qëllonin më. Arsyeja përse zoti Muça e ka bërë këtë kërkesë lidhej me faktin se nga informacionet që ai kishte marrë turma e protestuesve kishte filluar të tërhiqej.

Ky informacion ngre dy pikëpyetje të rëndësishme mbi përdorimin e armëve nga Garda në 21 janar:

-          Nëse ndalimi i zjarrit ndodhi pas një urdhri të drejtuesit të operacionit si hallka më e lartë e zinxhirit komandues për operacionin në fjalë, a nuk është logjike që edhe hapja e zjarrit të ketë ndodhur si pasojë e një urdhri? Atëherë kush ka qenë ajo hallkë e zinxhirit komandues që ka dhënë urdhrin?

-          A nuk nënkupton ky urdhër që Garda e Republikës ka shkelur ligjin duke vazhduar të qëllonte kundër protestuesve, të cilët jo vetëm nuk ndodheshin brenda rrethimit të Kryeministrisë por, sipas vetë drejtuesit të informacionit kishin filluar të tërhiqeshin drejt selisë së Partisë Socialiste?

M.M.

Comments

Submitted by Niko (not verified) on

Pikpyetjet egzistojne sepse sistemi i drejtesise eshte i degjeneruar.Shume nga keta gjyqtaret kamikaze te Berishes nuk duan te shikojne qe jane bere pale ne vrasjen e te pafajshmeve. Nuk do ti vije keq kujt kur ndonje nga familjet e viktimave te hakmerret ndaj tyre, dhe kane cdo te drejte ta bejne pasi gjaku i viktimave po perdhoset pa pushim nga llumi i ketij vendi.

Submitted by Saimir (not verified) on

Mire ja e bete lajm dhe kete punen e raportit te KSHB ju te respublica.al e para jush ata te top channel e keshtu disa media me rradhe. Po pastaj cfare. Pastaj edhe kjo gje do shkoj ne te njejtin vesh te shurdhet sic kane vajtur edhe shume e shume gjera e lajme te tjera te vendit tone. Populli jone liridashes nuk interesohet shume per keshtu gjerash dhe kete e shpreh shume qarte me mosreagimin dhe mosveprimin e vet. E vetmja gje qe zgjon dhe pret populli jone jane cfare brockullash nxorri nga goja qe vjen ere kryeministri sharlatan qe kemi i cili na mori erzin ne te gjithe eurpen me keto budallalliqe qe flet, apo se cfare do te ciceroje ne twiter udheheqesi i opozites se jane shume interesante. Pjesa tjeter me nje fjale si vrasjet, ekonomia, deshtimet, genjeshtrat, manipulimet, mosmbajtja e premtimeve, harxhimet pa kriter etj etj nuk perbejne nje lajm per ta zgjaur kete popull nga gjumi.

Gjithashtu edhe media dhe ketu e kam per te gjitha mediat e ju te respublic.al ma kundershtoni po te doni, ketu jane fokusuar tek twiter apo tek faqja e kryeminsitrise se cfare tha ky. cfare tah ai, cfare tah ambasadori amerikan, cfare thane qe sthane asnje gje deputet e pd dhe te ps. Asnjeri nga mediat nuk ka reaguar apo trajtuar probleme te tilla si mospagesa e firmave te pastrimit nga bashkia a tiranes per nje periudhe mbi 7 mujore, realizimi i sherbimti nga keto firma tani sa per te thene per arsye te problemeve financiare te shkaktuara nga kjo bashki,  apo problme ne lidhje me premtimet e bera dhe te pambajtura, ne lidhje me reformat e marra, apo te premtuara per tu marre, ne lidhje me problemet ekonomike e keshtu me rradhe. Por kur them te merreni jo vetem te shkruani nje artikull apo nje njoftim por ti hyni me themeli dhe ta ktheni ne bumerang nese eshte e nevojshme.

deri me tani nje gje e tille nuk ka ndodhur asnjehere ne Shqiperi. Mbase eshte momenti te ndodhi tani. Mjafton te merrni shembull nga koleget tuaj ne bote sesi i ngrene problemet dhe si i trajtojne duke shkaktuar bumerangje te ndryshme per te ndryshuar dhe luftuar problematikat e ndryshme.

Submitted by Gusmari (not verified) on

Dakort me ty Saimir, por me duket se po ngaterron kuptimin e fjales bumerang. Bumerangu eshte ajo gjeja ne forme "V-je" kendgjere, qe hedhin ne ajer e u kthehet prape ne piken e hedhjes. Pra nje kuptim do te ishte " ti e gjuan gurin te godasesh tjetrin, por guri te kthehet per koke e te godet ty".

Flm per mirekuptimin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.