Rama ‘rekuperon’ Vangjel Dulen

PBDNJ-ja ka festuar sot 20 vjetorin. Pak ditë më parë, Vangjel Dule bëri aluzion për një ndarje të fortë me opozitën e Edi Ramës, e në këtë kuptim, i vetmi që nuk pritej të ish sot në festën e kësaj partie me kauzë universale e me elektorat tepër lokal, ishte Edi Rama. Ky i fundit jo vetëm ishte i pranishëm, por dhe ia doli të rekuperonte – kështu duket – aleatin e humbur për ca javë.
“Bashkëpunimi ynë me PBDNJ-në, nuk është trazuar asnjëherë nga interesa, apo hatërmbetje të infantilitetit apo të urisë për pushtet, viktimë e së cilës kanë rënë edhe disa nga miqtë dhe anëtarët e kësaj partie, por jua kanë lehtësuar punën,sepse dukeni më mirë pa ata dhe do ishit më në hall me ta”, tha Rama , e pas kësaj ‘talljeje’ që u bëri ‘dezertorëve’ të PBDNJ-së, zuri të fliste me superlativa për kreun e kësaj partie: “Kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dule dhe t’i shpreh respekt të thellë për faktin se ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie”.
Në fakt, është e vërtetë që Dule nuk është tunduar nga karriket. Ai vazhdimisht ka deleguar pushtet te të vetët. E prandaj Rama e ka të shtruar pistën, ku mund të ecë akoma: “Duhet të jetë dicka e madhe që një kryetar i juaj nuk është ulur asnjëhëre në karrige ministri. Dhe në opozitë dhe pozitë, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe dinjitoz në raport me gjithe të tjerët dhe publikun në radhë të parë”.
Duket se i kanë gjetur telat sërish. Ndarja zgjati pak.
Re.Pu.
Comments
Dhe i firojne mijera vota
<p>Dhe i firojne mijera vota prej grekut...</p>
Dhe i firojne mijera vota
<p>Dhe i firojne mijera vota prej grekut...</p>
Add new comment