Qosja sulmohet me mjetet e Qosjes: në stil biografik

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 09:20

Gazetarja e Prishtinës Arbana Xharra ka shkruar në të përditshmen Zëri një shkrim kritik ndaj Rexhep Qosjes, me titull “Duke shpëtuar komunistin Qosja”. Xharra, ashtu si shumë kosovarë të tjerë, e sulmon Qosjen edhe si antiberishian, e në këtë arsyetim e sipër thotë se për shkak të shkrimeve të Qosjes kundër Berishës, “në Shqipëri [ndeshjen mes tyre] kanë filluar ta quajnë polemikë malokësh, duke pasur parasysh se si Qosja si Berisha vijnë nga i njëjti rajon.” Nuk duket se është kështu. Ka rrezik që vetë Xharra ta ketë menduar se në Shqipëri e mendojnë këtë gjë.

Por nuk është kjo gjëja më e rëndësishme në shkrimin e saj. Mes të tjerash, ajo zbulon një shkrim panegjirik të Qosjes mbi Titon, në vitin 1981. Ja një fragment i  këtij shkrimi:

“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellur deri në triumf përfundimtar Luftën Nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë- ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat; Tito e ka udhëhequr, dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhënjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë/.../Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdhaja, e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme.”

Ky ‘scoop’ tregon se sa e pandershme është lufta që “baballarët e kombit” kanë bërë me sho-shoqin mbi baza biografike, Qosja ndaj Kadaresë, Berisha ndaj Qosjes, Kadareja ndaj të tjerëve. Këta janë përgjegjës për kulturën e denigrimit e të denoncimit të tjetrit mbi baza biografike, në grackën e së cilës (e kësaj kulture pra) ka rënë dhe brezi i ri. Një syresh është vetë Albana Xharra, e cila nga një anë ankohet për stilin e denoncimit dhe turpërimit biografik që Qosja u bën të tjerëve, nga ana tjetër bën të njëjtën gjë kundër Qosjes.

M.N.

Comments

Submitted by Niko (not verified) on

<p>Gazetat kosovare ne pergjithesi e &quot;Zeri&quot; ne vecanti jane burim urrejtje ndaj opozites shqiptare ne Shqiperi. Per keta te verber qe nuk duan te shohin se kush eshte Berisha,me shume se gjysma e shqiptareve ne Shqiperi jane greke e serbe.</p>

Submitted by zeri1 (not verified) on

<p>Niko&nbsp; e ke huqur fare... Gazeta Zeri ishte e vetmja qe e mori ne interviste Edi Ramen sa qendroi ne Prishtine dhe ate interviste e botoi ne dy vazhdime me nga dy faqe per dy dite me radhe... Prandaj o s&#39;qenke i informuar o e pakse humbur fare se s&#39;ia ke idene ca behet andej ne Kosove.-</p>

Submitted by paskali (not verified) on

<p>malok eshte saliu jo qosja. kaq budallenj na merrni ne shqiptareve ju kosovaret</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.