PR, sot “show” i radhës për pronat

Postuar në 17 Mars, 2012 06:25

Ndryshimet e parashikuara nga qeveria në ligjin për tokat e dhëna në përdorim me në fillim të viteve ’90 nuk qenkëshin pritur mirë nga Partia Republikane. Reagimi i PR-së erdhi sot nëpërmjet nënkryetarit Alfred Seshati, i cili kërkoi që të dëgjohej edhe zëri i pronarëve në kryerjen e këtyre ndryshimeve (Po Fatmir Mediu nuk i paska thënë gjë Kryeministrit kur u miratuan ndryshimet ligjore?!).

PR e ka “ashpërsuar” edhe më tej gjuhën kundër qeverisë duke thënë se ky “projektligj i jep një goditje të fortë zgjidhjes në favor të pronarëve”. “Ligjet s’mund të kalojnë pa marrë mendimin e pronarëve. Pronarët janë skllevër për shkaqe të konjukturave politike”, - vijoi Seshati. Në kushte të tjera (nëse PR nuk do të ishte në qeveri) do të konsiderohej normale një “vërsulje” e tillë, por ajo ka qenë vazhdimisht pjesë e ekzekutivit me kreun e saj, i cili minimalisht duhej të ishte konsultuar me shefin e tij, ç’ka tregon edhe një herë “show-n” që bëhen me çështjen e pronës.

 

S.E.

Comments

Submitted by dymi (not verified) on

<p>Ore mytebere, me ke po talleni! kujtoni se nuk e dime se jeni byth e breke me komunistin Sal-i?Kujtoni se duke bere perseri si kurva qe proklamon se eshte e ndershme do t&#39;ju besojme. Ju jeni per kthimin e prones private aq sa ishte edhe Enveri dhe sigurimsi i tij Sabri Godo,ish kryetari juaj. Keni 20 vjet qe thoni se jeni per kthimin e prones, por ne fakt keni votuar vetem per grabitjen e pronave nga Argita dhe nga boset tuaj te partise. Shkoni pyesni ne Himare. Vendasit thone qe ne tokat tona vjen per rikonicion e per te &nbsp;bere &nbsp;pazar bosi me helikopter. Kush ka mundesi ta perdor helikopterin ne Shqiperi? Une? Ti? Apo?!?!?! O PRONAR, kudo qe je, jepi pergjigje kesaj pyetje dhe pastaj VOTO. Vota per gjoja partine republikane eshte VOTE per SEKSERET E VJEDHJES &nbsp;se prones, VOTE &nbsp;per batakcinjte politik.&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E si mundë të presin këta pronarë dhe ishë pronarë nga një njeri që është i mbytur gjer në buzë dhe po të hapi gojën do mbytet dhe prandajë sa herë që janë zgjedhjet fillonë historia e gogolit komunist mandati jonë i dytë është për ti vajtur toka të zotë dhe kështu fillonë tallja dhe neve na pëlqenë ta dëgjojmë dhe biem në gjumë me shpresën se në mengjes kur të zgjohemi do shikojmë tapinë në dorë të paktën Haki Çobani tek TOKA E PËRGJAKUR e mori por ju o të mjerë kur do ta merni</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.