Opozita e paska përcaktuar përparësinë: reforma zgjedhore

Postuar në 24 Shkurt, 2012 02:29

Opozita ka përcaktuar, me sa duket, si pikë përparësore të agjendës së vet reformën zgjedhore. Dje në parlament ajo e ngriti këtë shqetësim përballë Berishës, që tregoi dhe njëherë se një nga qëllimet e tij është të humbë kohë në këto diskutime (dikush i përmendi një premtim të harruar, sipas të cilit ai ka qenë gati në çdo kohë “të nënshkruajë të gjitha sugjerimet e opozitës”) e ta nxjerrë këtë objektiv nga agjenda politike e vendit.

Rama pati një shkëmbim batutash me të gjatë ditës, dhe më vonë ka kërkuar një takim me tre ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Wollfarth, të cilët (dy të parët, në fakt) ngjan të jenë bërë të vetëdijshëm mbi problemin “Berisha” të shqiptarëve. Kryeministri ia ka dalë të jetë një shqetësim dhe për ta. Dhe kjo është një “arritje” e madhe e kryeministrit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.