Një outsider optimist dhe i vetkënaqur në politikën kosovare; është fjala për Pacollin

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 12:40

Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë të gjatë e të plotë për Kosovapress-in. Duke qenë se i njeh vetes kontribut të veçantë në procesin e njohjes gjatë vitit që po ikën (ka luajtur një rol të rëndësishëm, në fakt), ndërhyrjen e thjeshtë gazetareske se “e keni nisur aktivitetin lobues si zëvendëskryeministër me ambicie për njohje të shumta, por kemi vetëm 13 njohje këtë vit”, e ka marrë për dhashakeqësi, dhe prandaj ka dhënë një përgjigje idhnake me ton zemërak e ironik: “Brenda pyetjes suaj reflektohet nga pak fryma e do mjediseve mediatike apo politike në Prishtinë, të cilët thithin cigaren mendueshëm dhe thonë: ky Pacolli pak njohje ka sjellë.”

Në të njëjtën intervistë, ai gjen rast dhe njëherë të nxjerrë në shesh marazin për mandatin presidencial të lënë në mes të rrugës (asëll-asëll jo në mes; në fillim të rrugës). Dhe ka se ç’të thotë lidhur me atë që ndodhi. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lidh me një reagim agresiv të ‘pushteteve të forta e të fshehta’ që ka provokuar stili e fryma e re në Presidencën e Kosovës. “Në 35 ditë lashë gjurmë të një presidence të re, që u prin proceseve dhe nuk u shkon atyre nga pas; kjo mbase nuk i ka pëlqyer dikujt, apo disave të cilët kanë dashur ta fusin Kosovën në krizë nëpërmjet meje, por unë nuk hyra në këtë lojë”, thotë ai duke bërë një shpjegim origjinal e të kollajtë, por disi fluturak.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.