Një deklaratë e DASH-it përgënjeshtron pensionistin Withers!!!

Postuar në 25 Mars, 2012 05:00

Një nga zëdhënësiat e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën është vënë re një ngut për të thënë se “John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, ose të Qeverisë së SHBA. Siç sqaroi edhe ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale”. Në fakt nuk besohet të ketë pasur ndonjë shqiptar që të ketë besuar se John Withers, një ish-ambasador sot në pension, mund të flitka në emër të Departamentit të Shtetit, ashtu si nuk ka asnjë shqiptar që t’mos e dijë se “është ambasada amerikane në Tiranë dhe deklaratat e qeverisë amerikane, që pasqyrojnë politikën e marrëdhëniet me Shqipërinë”, por me sa duket jehona në Shqipëri e intervistës së ish-ambasadorit, dhe tonet e forta denoncuese të kësaj interviste, mund të kenë krijuar pak shqetësim në DASH. Pse? Ndoshta ngaqë intervista të tilla krijojnë, në mos tjetër, perceptimin mbi një ‘opinion të caktuar amerikan’ mbi Shqipërinë, dhe ata, me sa duket, nuk duan që të ekzistojë një perceptim i tillë. Apo ka ndonjë shpjegim tjetër?

E.G.

Comments

Submitted by Erin (not verified) on

Ne diplomaci ne se do te marresh vesh se çfare mendon "pala tjeter" mjafton te hedhesh nje version te perafert me ate "zyrtar" dhe prit "deklaratat e zedhenesave ta pergenjeshtrojne". Ne momentin qe del "pergenjeshtrimi" atehere - merre ate version dhe vije ne krye te listes, sepse eshte versioni me i qelluar.

Pra morali eshte:

"Berisha eshte diktator" !

Ne Shqiperi nuk funksionon shteti Ligjor!

Porse edhe opozita nuk perfaqeson nje faktor te paster moral qe mund ta zevendesoj!

Ne 9 Maj 2011 nuk e pame te arsyshme t'ja jepnim fitoren Edi Rames, sepse per ne mbetet nje anti-amerikan ne shpirt;

Pra kjo shpjegon daljet e shpeshta te Ambasadoreve ne dreka-darka me lojtare te dores se 2-te dhe 3-te, ne kerkim te "Faktorit" potencial per zevendesimin e figurave te "lodhura politikisht". Ne qofte se dini te lexoni, figurat e 2013 qe do te perballen me njeri tjeterin do te jene:

Lulzim Basha (PD);

Ben Blushi (PS);

Bamir Topi (???);

Edhe thirrja e faktoreve si Lul Basha, Edi Rama, Ilir Meta, dhe Ben Blushi (sh shpejt), i vlen pikerisht kesaj logjike, ku u behet me ditje se cfare pozicioni do te kene ne fushen e shahut qe eshte vendosur.

Submitted by ben (not verified) on

Ha ha ha haaaaaaaaa,DASH-i ja u paska lene ne goje.

ps: shprehjen" ja u paska lene ne goje"e kam mesuar  pak kohe me pare nga Respublica .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.