Liri Berisha: Kam përfituar nga sakrificat që kam bërë si gruaja e Saliut

Postuar në 18 Mars, 2012 05:46

Liri Berisha ka folur vazhdimisht për burrin e vetëm të jetës së saj. Por nuk i thotë jo dhe një here tjetër për televizionin News 24. Dhe flet sërish për Saliun (kështu e quan ajo në publik, Sali). Intervista që ajo i ka dhënë gazetares Rezarta Reçi është e mërzitshme, me fraza të thjeshta, me ide të pritshme, e pa pikë ritmi. Të mbetet në mendje që e etiketon si dashuri lidhjen e saj me të shoqin, por e shpjegon thatë, si të ketë qenë fjala për një procedurë. “[Dashuria] jonë filloi një ditë e po vazhdon akoma. Është një dashuri, [që] ia kemi treguar njëri-tjetrit pas martesës me shumë pasion e shpesh herë, ua kemi treguar fëmijëve tanë me shumë dashuri, tani ua tregojmë mbesave me nostalgji. Është një ndjenjë e bukur, një ndjenjë që, siç e thashë dhe në fillim, duhet të ruhet, të mbetet e pastër”.

Të vetmen frazë inteligjente e thotë në momentin kur gazetarja e pyet, nëse burri i saj ia ka ditur që Liria ka sakrifikuar në funksion të ambicjeve e karrierës së Saliut. “Kam përfituar nga ajo çfarë kam lëshuar”, thotë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Njerezit qe nuk jane te dashuruar ne bashkejetesen &#39;cift&#39; nuk kane teprica dashurie per te falur per popullin e tyre...Dashuria &#39;tret&#39; gurin, burrin, shtetarin,...Ai , te cilit i mungon ky lloj &#39;acidi&#39;, ne vend te &#39;shpirtit&#39; ka nje &#39;shkemb&#39;, mbase dhe graniti...</p>

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>As me pelqejne fare keto komente qe ben Re.Pu per jeten private te Saliut dhe Liri Berishes !</p><p>Le te flase si te doje, cfare te doje, doni qe t&#39;ua manifestoje gazetareve me fraza te bukura dashurine dhe sakrificen e saj si grua?</p><p>Me kujtohet thenia e nje shkrimtareje franceze qe thoshte se &quot;kush flet me fraza te bukura per dashurine, ka pak dashuri ne zemer&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.