Ligji i verifikimit të pasurisë së zyrtarëve inkurajon çdo kusarí të mundshme

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 14:55

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Lalla, ka dhënë një intervistë për Top-channeli-in, në të cilën “ngre një padi” ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë prokurorinë. Sipas tij, denoncimet apo raportimet e institucionit të tij humbasin pa nam e nishan në dosjet e burokracisë së sistemit. "Kjo ka sjellë krijimin e një manteli paprekshmërie tek zyrtarët e korruptuar, duke bërë që ata të ndihen mbi ligjin, mbi qytetarët e thjeshtë", thotë ai. Në fakt, numërohen me gishtat e dorës zyrtarët e denoncuar nga ILDKP-ja dhe të dënuar nga gjykatat; për më tepër, ‘kurbanë’ janë bërë zyrtarë të parëndësishëm të provincës.

Përveç sa më sipër, ai nënvizon një dukuri, e cila e nxjerr në një dritë qesharake të gjithë retorikën kundër korrupsionit. Është fjala për "faktin se zyrtarë të korruptuar, pasurinë e tyre e fshehin në emër të personave të afërm që lidhen me ta. Dhe problemi është që nuk ka detyrim ligjor, që këta persona të lidhur me zyrtarët të bëjnë deklarim të pasurisë”, saktëson ai. Por kopertura me kushërinj nuk mbaron këtu. Një masë e madhe zyrtarësh e justifikojnë pasurinë e tyre me "dhuratat në lekë e në valutë që ata marrin prej të afërmëve”. Dhe kështu i bie që për çdo pasuri të pambuluar me të ardhurat legale është mjaft të thuash që e ke dhuratë prej x-it apo y-it, dhe je në rregull. Ligji pra e quan normale këtë situatë. Kësaj i thonë të bësh një ligj me synimin për të përligjur çdo kusari të mundshme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by migena aleksi (not verified) on

Pershendetje z.Mustafa

Adriatik Llalla eshte zoteria qe justifikoi deklaraten e pasurise se Lulzim Bashes megjithese ajo ishte (dhe vazhdon te jete) ne kundershtim te plote me Ligjin e Deklarimit te Pasurive. Adriatik Llalla eshte zgjedhur me votat e socialisteve dhe mbulon krimet ekonomike te vrasesve te 21 janarit. Kaq mjafton qe Adriatik Llalla te mos guxoje te dale me per te folur mbi anti-korrupsionin sepse nuk mund te jete me kurre i besueshem. Neveri per gjithe keta lolo qe parazitojne ne zyrat e shtetit shqiptar. Percmim dhe mos-harrese si per kriminelet ashtu dhe per ata qe i mbulojne krimet.

Submitted by andon (not verified) on

po mire e ka Migena.. Dhe boll me keto deklarata ku nuk thuhet asnje emr, por vetem aluohet.. Cfare jane keto, deklarat zyrtare apo gjobevenie, qe te degjoje "ai qe di" dhe te beje gati bakshishin??

Submitted by a.g. (not verified) on

Pasurite ne Shqiperi nuk lene gjurme si puna e shurres se pules. Dhe A.Llalla, qe i eshte holluar dhalla, as ndez e as shuan. Me deklarata vetem ngul qepe e shkul hudhra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.