Kuvendi i Kosovës i njëjtë me këtë të Shqipërisë

Klasat politike në Tiranë e në Prishtinë janë identike, dhe një fakt që e provon këtë është jeta parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka vite që dallohet për dhunë verbale, kacafytje të paprincipta, sjellje mujshare, etj. Por edhe Kuvendi i Kosovës nuk mbetet pas. Duke marrë shkas nga një ballafaqim mes deputetëve të PDK-së e atyre të Vetvendosjes (më saktë, nga fjala që mbajti deputeti i PDK-së me nofkën ‘Kamishi’), Milaim Shefkiu kish shkruar një artikull për Zërin, dhe aty nënvizonte faktin që deputetët e kanë larguar vëmendjen nga shqetësimet reale të njerëzve, dhe janë fokusuar në sherre banale mes tyre.
“Në kuvend shpesh dëgjohen fjalët: “mbylle gojën kur flas unë”. Tjetri shan me nanë, një i thotë: “je sa një buburrec për mua”. Një deputet tjetër akuzon për takime të fshehta me serbë dhe për tradhti kombëtare...“ju jeni idiotë” etj. Pra kësilloj “perlash” të natyrës kush-kujt, janë frazeologjitë më të shpeshta që deputetët i përdorin gjatë debateve në Kuvend,”, shkruan Shefkiu nga Prishtina. Por në vend të tij mund të ish secili gazetar i Tiranës.
Re.Pu.
Comments
Populli shqiptar asht kudo
<p>Populli shqiptar asht kudo njilloj. Per me teper jemi vllezer edhe me turqelite andej dhe kendej kufirit. Mos thoni qe jo! E thote kryeministi i Kosoves dhe ky i Shqiperise.</p>
Add new comment