Kosovarët presin 'heroinën, shenjtoren, engjëllushen' …. Merkel

Kancelarja gjermane në Kosovë po pritet si pak të tjerë pas Luftës së vitit 1999, e në këtë mes ndikon kontributi i gjermanëve në luftë e pas luftës, autoriteti i vetë Merkelit në Europën e sotme të zhytur në krizë, qëndrimet e saj kritike ndaj establishmentit të Beogradit lidhur me problemet në kufirin Kosovë-Serbi, dhe në fund edhe një filo-gjermanizëm kosovar, që është i njëjtë me një filo-italianizwm të banorëve të Shqipërisë. Komentatorët e shtypit janë bërë zëdhënës të kësaj atmosfere.
Beqë Cufaj nënvizon në Zëri “dashurinë e adhurimin që populli, qytetarët e Kosovës e kanë për Gjermaninë: si shtet e komb, si kulturë e sport, ekonomi e industri; thënë edhe më shqip, vështirë të gjenden vende tjera në Evropë, ku kjo gjuhë flitet më shumë se në Kosovë…. [mund të flitet pa frikë për një] afinitet psikik e fizik që ka rrënjët nga gastarbeiter-ët, refugjatët politikë të viteve 80 e 90, qeveria në ekzil (Gjermani), "Vendlindja Thërret" e fonde tjera (po në Gjermani) etj. etj.”
Muharrem Nitaj, në të njëjtën gazetë, ndalet në mënyrë të veçantë tek roli i administratës Merkel në marrëdhëniet e tendosura mes Kosovës e Serbisë, duke mos ia mbajtur anën kësaj të fundit. Ndërsa Shkëlzen Maliqi e poetizon këtë vizitë, duke folur për “panteon shenjtoresh”, ku bën pjesë dhe Merkel, tok me dy gra të tjera, Clinton-in e Allbright-in, e duke e përkufizuar Merkelin si një “engjëllushe ogurbardhë, që vjen për ta përhapur shpresën në këtë fundvit jo edhe aq të suksesshëm për Kosovën”.
M.N.
Comments
Ne saje te Druzhe Josif Bros
<p>Ne saje te Druzhe Josif Bros Titos ka pase ne Gjermani mijra Gastarbeiter kosovar qysh nga viti 1970. </p>
mos ashtu o cuna se po na
<p>mos ashtu o cuna se po na zevendeson Nene Terezen pastaj...</p>
Add new comment