Inflacioni në rënie. Po çmimi i ujit?

Postuar në 06 Shkurt, 2012 11:17

INSTAT-i publikoi Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin janar, i cili tregon se inflacioni me bazë vjetore ishte në nivelin 1.6%. Pra, sipas INSTAT-it, çmimi mesatar i shportës së mallrave dhe shërbimeve që përdoret për matjen e indeksit të çmimeve ka qenë vetëm 1.6% më i lartë se në janarin e vitit 2011. Gjatë vitit të fundit, shifrat e INSTAT-it tregojnë se niveli i inflacionit ka qenë vazhdimisht në ulje (në shkurtin e 2011-ës ishte në nivelin 4.5%). Kjo tendencë është koherente me rënien e kërkesës konsumatore që ka raportuar INSTAT-i për të njëjtën periudhë.

Por ka diçka që nuk shkon në shifrën e INSTAT-it për inflacionin – çmimi i ujit. Sipas INSTAT-it, i bie që uji të jetë shrenjtuar vetëm me 3% krahasuar me janarin e 2011-ës. Ndërkohë të gjithë ujësjellsat kanë deklaruar një rritje 30-50% të çmimit të ujit. Dhe kjo ka qenë një rritje administrative, jo e diktuar nga kërkesa konsumatore...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Po cmimi ne kete rast nuk ka lidhje me inflacionin --Nddermarja e ujit e ngre cmimin sepse s&#39;ka&nbsp; konkurence --Por ama bravo&nbsp; Shqiperia qe paska nje inflacion kaq te ulet</p><p>he perderisa&nbsp; ka nje inflacion&nbsp; kaq te ulet qeveria mund te risi hedhjen e parave ne qarkullimduke ritur pensionet apo edhe pagat e buxhetoreve --se edhe po te ngrihet paksa inflacioni&nbsp; nuk ka ndonje gje te keqe ...</p><p>Ky Inflacioni&nbsp;kaq &nbsp;i ulet tregon se sistemi monetar ne Shqiperi&nbsp; eshte&nbsp;i &nbsp;shkelqyer--Megjithse inflacioni i ulet ndihmohet nga valuta qe dergojne emigrantet ....senejemi 1/3&nbsp; e popullsise jashte&nbsp;per&nbsp; kesmet ..&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.