Ia hodhi Greqia? “Ende jo”, thotë Moody’s. Ndërsa italianët po i japin shpresë Europës

Postuar në 10 Mars, 2012 08:10

Disa analistë janë të idesë se Greqia ia hodhi, ose është duke ia hedhur. Por agjencitë që bëjnë rating-un ndërkombëtar janë të një ideje tjetwr. Agjencia Fitch vlerëson se rreziku që Greqia të kalojë në default është ende i madh. Ndërsa për agjencinë Moody’s, ky ristruktim i borxhit grek nuk është gjë tjetër veçse një falimentim i monitoruar, dhe ky mendim ecën në drejtim të kundërt me përpjekjet e FMN-së për t’i akorduar Greqisë miliarda të tjera, gjë që ka dalë si premtim mbrëmë nga goja e drejtoreshës së Fondit Monetar ndërkombëtar, Christine Lagarde. Po dje, kjo e fundit tha se reformat në Itali janë drita në fund të tunelit. Në fakt, të gjithë duken të kënaqur me mënyrën se si ka reaguar Italia e Montit në këtë moment të krizës. Duken të kënaqur dhe vetë italianët, gjë që kontraston me grekët që s’janë të gatshëm të pranojnë sakrifica.

Re.Pu.

Comments

Submitted by salka (not verified) on

Gezimi dhe ankthi qe ka mberthyer shume shqiptare se do ta haje apo jo greku i ...,

pa menduar ata 800000 e kusur shqiptare qe jetojne e punojne edhe per ne atje

me kujton nje thenie te nje mikut tim :

E pyetën në plakë : tya një e hasmit dy çfarë do dhe plaka : nxirmëni një sy.

Submitted by a.g. (not verified) on

Gazeta Bild sot radhiste dhjete aresye pse Greqia nuk do te 'mbijetoje' edhe pas 'qethjes' me PSI-ne.Dhe konkretisht; Ekonomia vazhdon renien,ndersa vrima e deficitit buxhetor zmadhohet.Ekonomia nuk eshte konkuruese dhe riperteritese.Turizmi, i vetmi per te hyra te sigurta, eshte ne dyshim nga 'trazirat'.Drejtesia nuk funksionon. Nje e katerta e grekeve te punesuar jane te angazhuar ne pune publike. Vete greket nuk duan te ndihmohen per hir te 'sovranitetit'.Ne prill kane zgjedhje dhe ekstremistet qe mund te fitojne nuk u qendrojne premtimeve e angazhimeve te moratoriumit. Investimet e huaja kane rene duke ulur drastikisht vendet e reja te punes. Greket e pasur i trasferojne te ardhurat e fitimet jashte vendit. Te rinjte 18 deri 34 vjec nuk besojne tek e nesermja dhe preferojne te refugjojne. Etj. etj. Re te zeza mbi qiellin helene. Le te presim nese do te 'ngrejne' furtune per t'i shperndare ato. I kemi komshinje, te miren u duam dhe per te miren tone...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.