Greqia “ndihmon” Idrizin

Postuar në 10 Mars, 2012 11:23

Pas emërimit të dy zv.ministrave të PDIU-së, pati një deklaratë të fortë të deputetit të Vlorës së kësaj partie, z. Dashamir Tahiri, i cili sinjalizoi se ka një çarje të madhe në partinë që mbron të drejtat e komunitetit çam. Por një deklaratë e fortë për këtë emërim erdhi edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Dhelavekuras, i cili e konsideroi atë si një hap në drejtim të gabuar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Kjo deklaratë ishte një dhuratë nga qielli për Shpëtim Idrizin, kryetarin e PDIU-së, i cili ishte objekti kryesor i sulmit publik të deputetit Tahiri. Kuptohet, që Idrizi iu përgjijg deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, duke injoruar deklaratën e Tahirit.

“Një sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan. Ne e sqarojme zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU nuk bihen kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi, në programin e partisë sonë integrimi në Bashkimin Evropian dhe, thellimi i marrëdhënieve me vendet e Aleancës së Atlantikut, janë prioritete thelbësore”, deklaroi Idrizi

Ai i kujtoi edhe njëherë Greqisë çështjen çame, të drejtat e tyre dhe faljen e munguar të Greqisë. “Kërkesat legjitime të komunitetit çam, janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga parimet evropiane më të çmuara, sikurse është, e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe riatdhesimit të Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre. Nuk duhet harruar një fakt historik që në vitin e mbrapshtë 1913, që Çamëria u aneksua nga Greqia, ashtu sikurse Kosova u aneksua nga Serbia.Greqia nuk duhet të bjerë pre e rudimenteve shoviniste greke”, tha Idrizi.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by xhaxhi (not verified) on

<p>reporter tani? u merzite me analizen?</p><p>ej po sondazh &quot;tatin&quot; ke bere per kete?</p>

Submitted by 1 (not verified) on

<p>&nbsp;O Idriz i doganave, te drejten e prones nuk po e gezojne dot shqiptaret ketu brenda territorit te tyre, sepse qeverria ku ben pjese ti as qe e ka mendjen aty. Te shkretet çam qe jane mbeshtetur tek ti njesoj si &#39;tek lisi me miza&#39;. Ti me qeverrine e gerdecit e te 21 Janarit do ju kthesh pronat çamerve, apo akoma me absurde do ti kthesh ne&quot; trojet e tyre&quot;? Po kush eshte ai çam apo shqiptar qe nuk e kupton, qe ti je nje xhambaz?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.