E di Carrefour-i që ka ardhur në Shqipëri? Në site-in e vet nuk ekziston një lajm i tillë

Postuar në 30 Nëntor, 2011 07:28

Njoftimi se Carrefour-i francez (marka e një zinxhiri të famshëm hipermarketesh) do të vinte në Shqipëri, dhe do të merrte hapësira të bollshme në qëndrën tregtare të njohur me emrin TEG, që u përurua pak ditë më parë me pjesëmarrjen inkurajuese të gjithë establishmentit sundues të vendit, ka dalë muaj më parë. Dhe duhet thënë se ka qenë një lajm i bukur, pasi Carrefour-i është Carrefour, nuk është shaka (sa për të krijuar një ide, në këtë zinxhir hipermarketesh të shpërndarë në të gjithë botën janë punësuar afro gjysmë milioni vetë). Nuk ka pasur vend për dyshime në këtë mes, pasi vetë shefi egzekutiv i Carrefour-it është takuar në muajt e verës me shefin e egzekutivit shqiptar, Sali Berisha, dhe në atë takim është rënë dakord. Por edhe për ndonjë që ka pasur dyshime, më në fund erdhi dita e përurimit, dhe u bindëm të gjithë se lajmi ishte i vërtetë. Carrefour-i ka marrë disa mijra metra katrorë në qëndrën TEG.

Mirëpo dikush nga Shqipëria, o pronari i TEG-ut, o vetë kryeministri Berisha, do duhet t’i bëjë një telefon shefit egzekutiv të kësaj kompanie, dhe t’i thotë që këtë lajm ta nxjerrin në site-in e kompanisë. Nuk kuptohet pse e kanë lënë pas dore, apo pse kanë harruar ta bëjnë, pasi investimi është shumë serioz. Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku ka ardhur Carrefour-i (siç është thënë nga disa media të Tiranës). Pse dreqin nuk e fusin si lajm në rubrikën informative të website-it www.carrefour.com?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim123 (not verified) on

<p>un e kam pare dhe ne greqi carrefour, dhe jo vetem nje por disa dhe ne qytete te ndryshme,</p>

Submitted by po sikur (not verified) on

<p>ky me gjase eshte filial i carrefour-it grek ashtu si shume sipermarrje te tjera qe reklamohen si perendimore ne shqiperi(shih praktiker ,vodafone ,societe generale etj).edhe drejtori i neptunit qe jipte intervista ishte nje grek.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.