Cameron prish festën, dhe Sarkozy hakmerret faqe botës: nuk i jep dorën

“Shpesh herë është tamam rasti për të thënë se nuk mundem të jem dakord, nuk mund ta bëj këtë gjë, nuk është në interesin nacional që unë përfaqësoj; unë nuk mund të shkoj në parlamentin tim që t’ua rekomandoj deputetëve këtë që thoni ju, e pas kësaj të jem me ndërgjegje të pastër; dhe me këtë unë po ju them vendosmërisht ‘jo’.”
Të kujt janë këto fjalë? Mos shkoni me mendje larg në histori për të kërkuar ndonjë personazh të ndonjë shteti egzotik që i thotë ‘jo’ ndonjë fuqie të madhe. Këto fjalë janë nyjëtuar dje, në Bruksel, dhe kanë dalë nga goja e kryeministrit britanik. Ka qenë rasti kur ky i fundit po refuzonte traktatin e BE-së, që do të bënte të mundur mbrojtjen e monedhës Euro. David Cameron ka kërkuar masa mbrojtëse për the City of London në pozicionin e qendrës financiare me rëndësi planetare, që mban në ditët e sotme. Nuk i mori këto garanci, dhe u tha ’jo’ përpjekjeve të 17 vendeve të tjera. Këtyre të fundit tani do t’u duhet të bëjnë një marrëveshje tjetër mes vedi, duke e lënë jashtë Britaninë e Madhe, e cila afërmendsh nuk ka qar nga ky zhvillim.
Sarkozy, në shenjë hakmarrjeje pas këtij gjesti, bëri një gjest vulgar. Nuk i dha dorën Cameron-it, siç shihet në foton që shoqëron këtë lajm. Kryeministri britanik i zgjat dorën, por dora e Sarkozy-së i drejtohet qëllimisht një tjetri; Cameron s’e ka bërë veten; i ka rrahur shpatullat, dhe është larguar; britanikët s’e kanë pritur mirë këtë arrogancë.
Re.Pu.
Add new comment