Blushi: Nuk mund të jetojmë pa fund hallin “Rama-kryeministër”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 03:48

Në një intervistë me gjeografi të plotë tematike në Top Story, Ben Blushi i bëri një mbështetje kritike Edi Ramës dhe kandidimit të tij për postin e kryeministrit në viitn 2013. Ai do të jetë ex officio kandidati i PS-së për këtë post, tha ai në thelb. Por po aty ka ironizuar me idenë fikse të Edi Ramës për t’u bërë kryeministër se s’bën. Ai e quajti këtë një sindromë. Një sindromë të partisë, që hallin e Edi Ramës e ka bërë dhe hall të vetin. Duket sikur të gjithë kemi këtë hall apo këtë qëllim, tha ai. Është arritur deri në atë pikë, sa “në një intervistë të një socialisti të rëndësishëm, ky i fundit thosh se kur të vinte Edi Rama në pushtet, do të zgjidheshin gjërat me radhë”.

Të gjitha këto i tha në përgjigje të pyetjes së Ballës, nëse 2013 është apo jo shansi i fundit i Edi Ramës. Ka qenë një lloj përgjigjeje, s’ka gjë se duket sikur s’është marrë me pyetjen dhe se i ka bërë bisht asaj. |Nuk mund te jetohet edhe pas 2013-s me të njëjtin hall”, ishte mesazhi.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Ka vizionar tjeter ne PS vec Rames ?! Apo eshte mbushur me &quot;femije&quot; grindavece&nbsp; qe vetem perloten kur&quot; prindi&quot; nuk u ploteson deshirat!? Le te dalin nga shpergejte ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.