Bernd Fischer: Duhet rivlerësuar historia, turqit administratorë

Postuar në 11 Tetor, 2011 13:43

Historiani Bernd Fischer, studiues i historisë së Shqipërisë, është shfaqur ditët e fundit në Tiranë ku ka marrë pjesë në një konferencë për 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe në promovimimin e librit të gazetarit të VOA-s Elez Biberaj. Në një intervistë për gazetën Panorama Fischer është ndalur veç të tjerash edhe te një deklaratë e ministrit turk të Arsimit, e cila ka gjetur jehonë edhe në shtypin shqiptar dhe që ka të bëjë me rishikimin e historisë për ta pastruar atë nga antiturqizmat. Tezë me të cilën, në fakt, është dakord edhe studiuesi i historisë së Shqipërisë, i cili pohon se turqit në fillim ishin pushtues dhe më pas u shndërruan në administratorë. Fischer shkon më tej duke mos gjetur kontradiktë mes termave ‘pushtues’ e ‘administrator’, duke shtuar se “shumë vende në Ballkan, që u bënë subjekt i pushtimit otoman, panë një lloj shkalle zhvillimi edhe për qytetarin e mesëm. Kjo duhet rivlerësuar”. Fischer, përveç rishikimit të historisë gjatë pushtimit osman ka kërkuar që të bëhet e njëjta gjë edhe me periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe, sigurisht, vitet e sundimit komunist të Enver Hoxhës.

H.B.

Comments

Submitted by arian (not verified) on

Si mbetet tjeter ketij Z.Fisher,vecse te thote heres tjeter,rishikojeni dhe pak historine,se pushtimi ,apo "administrimi" turk ishte domosdoshmeri!

Si vjen puna e?Tash po kemi dhe historianin,qe meritojme si popull,mbas qeverise!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Po pse atehere ameriknet e festojne "Indipendent day" nga Anglia, me gjithese shumica jane anglez e jo turq !?!? -

Submitted by artan (not verified) on

O Paul po cfare ishin ata ' Amerikanet' qe kerkonin indipendencen?  po ata te vertetit ku shkuan? a ishte 'pushtimi anglez' aq i gjate sa ai osman? kur ti japesh pergjigje ketyre pyetjeve do kuptosh se cfare nenkupton Fisheri dhe ku jane ndryshimet midis shembujve qe sjell.

Submitted by arnaut (not verified) on

sa keq qe duhet te vijne te huajt tek ne e te na flasin me zerin e arsyes. sa keq qe e vetmja gje qe ne vete dime te bejme eshte te cirremi lart e poshte kundra turkut e grekut e tjetrit, ndersa nuk i marrim gjerat fare me arsye. gjithcka qe kane thene historianet deri tani rreth rishikimit te historise eshte teper e qarte dhe logjike. Ta shkruajme historine sic ka ndodhur e jo sic eshte mitizuar nen regjimin nacionalist-komunist, pra ti themi gjerat sic kane ndodhur ne baze te fakteve historike. aty ku turqit kane qene pushtues kane qene pushtues, e aty ku kane qene administratore kane qene administratore. Pse duhet te eksitohen kaq shume disa tipa nuk e kuptoj...

Submitted by Operativi i Zones (not verified) on

Në fakt, nëse do të rishikohet historia, këtë do ta bëjnë historianët dhe intelektualët. Kjo s’ka lidhje fare me miletin, as me votën e tyre, as me pëlqimet dhe preferencat. Askush nuk do të shkojë e të pyesë njerëzit në rrugë, nëse osmanët kanë qenë pushtues apo administratorë apo sundimtarë. Këtu s’ka demokraci, as duhet të ketë. Populli voton për përfaqësuesit e vet në parlament ose në bashki, jo si duhet të shkruhet historia. Shoh lexues që bëjnë kam-kam për këto gjëra, por këtyre do t’u këshilloja të merreshin me ndonjë punë më produktive.

Submitted by ED (not verified) on

piktura e gjetur per lajmin eshte shume interesante. Dhe ka pasur shume te tjere qe e kane thene kete qe sapo tha Fischer, por po s'na e tha nje nga Amerika, ne nuk e bejme kollaj lajm kryesor, madje as ia veme veshin fare.

Submitted by adriatik (not verified) on

Pati aq shume zhvillim sa u beme me mire se Zvicrra.

Turqit na kane armiqesuar me gjithe fqinjet. Jemi ne lufte konstante me fqinjet. Nuk jetohet ne nje lagje ku je armik me te gjithe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.