Berisha-Rama, “kacafytja” e radhës nuk kursen as 7 Marsin

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama shënuan kacafytjen e radhës verbale sot gjatë vizitës së tyre në Korçë me rastin e festës së 7 Marsit. Kryeministri (ndoshta i nxitur edhe nga statusi në Twitter i Ramës: Shtëpia e Mësonjëtores me aromën e një të shkuare plot drite duket si pasqyra ku shihet prapambetja e sotme e shkollës) nuk u tut as nga qëllimi përse ndodhej në Korçë dhe domethënia e festës për të shigjetuar kundërshtarin e tij politik me akuzën e zakonshme se ishte PS-ja ajo që bllokoi marrjen e statusit për në BE nga Shqipëria duke theksuar madje se me këto veprime Rama po i shërbente Serbisë!!
Përgjigja e Ramës ishte aty për aty duke shkruar përsëri në Twitter se kjo ishte shpifja e ditës e Kryeministrit. “Shpifja e ditës: Opozita bllokoi Kodin Penal! E vërteta:Opozita e përmirësoi dhe votoi kodin në seancën e parashikuar. Votuam çdo ligj me 3/5!”, - shkroi ai.
S.E.
Comments
Po kacafytet berisha madh me
Po kacafytet berisha madh me berishen e vogel
Lumsi ai popull qe si ka.....
Mjaft me kete fryme duke i
<p> Mjaft me kete fryme duke i futur te gjithe politikanet ne nje thes, kjo eshte loja qe Sala do. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe ku opozita sulmohet ashper ditperdite, kjo per arsyen e thjeshte opozita mbetet e vetmja pengese e Sales per te arritur pushtetin absolut. Merr si shembull Italine, gjate kohes qe Berluskoni (shume me liberal se Sala) ishte ne pushtet te gjithe forcat perparmitare punonin per rrezimin e tij dhe lideri i Opozites as nuk permendej ndonjehere. Nqs del Edi Rama nga skena politike opozita do kthehet ne nje kukull ne duart e Sales. Kjo eshte ajo qe ka ndodhur edhe ne Rusi ku Putinit i bejne Opozite komunistet dhe ekstremistet e djathe te cilet ai i financon vete.</p>
Add new comment