Berisha bën tollovi shifrash në Munih

Postuar në 05 Shkurt, 2012 10:14

Kryeministri Berisha ka thënë në Munih, se “Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 përqind, rritje në distancë më të lartën në Evropë. Ky model ka nevojë të përsoset më tej”. Së pari nuk kuptohet mirë se pse i merr të katër vitet së bashku. S’ishte parë ndonjëherë që një kryeministër, për të treguar se vendi nën qeverisjen e tij ka rritje, të bëjë mbledhje aritmetike të rritjeve vjetore. Së dyti, është interesante të verifikohet saktësia e shifrës. Në vitin 2011, rritja ishte 0,5%; dhe kështu që praktikisht i bie që rritja prej 18% të ketë qenë në tri vitet e tjera, dmth 2010, 2009 e 2008 të marra së bashku. Është kështu? Është veç në kokën e tij.

Ed Zaloshnja, me të marrë vesh këtë xhevahir të kryeministrit, kish bërë një tweet në respublica.al, ku shfaqej i shock-uar. Pak përpara tij, shefi i socialistëve, Rama kish bërë disa mesazhe njëri pas tjetrit, po në twitter. Në të parin vetëm konstatonte, duke e lënë lexuesin ta përtypte vetë tekstin: “Flet në mes të Gjermanisë për rritje me 18% të GDP-së”. Në tjetrin thosh, se “këto shfaqje brutale të marrëzisë në pushtet janë alarm për ndryshimin e domosdoshëm”. E në të tretin zhvillonte të njëjtin mesazh me fjalë të tjera: “kryeministri vijon të bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar edhe jashtë fjalimet e tij groteske për ekonominë”.

Ka të drejtë.

E.G.

Comments

Submitted by Maks (not verified) on

<p>Mjere ne, pa i marri eshte ne rregull me te veten! Sa leke ka harxhuar ky per te vajtur atje te thote keto budalliqe ushqehen familjet e nje pallati ketu ne Kombinat tere vitin.</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

Sali Berisha po pergatitet per vjedhjet e rradhes ne 2013 dhe per ti justifikuar keto vjedhje perpara faktorit nderkombtar i duhet te sajoje shifra ne rritje. Kjo eshte dhe arsyeja pse e mori Instat ne gjirin e tij. Pra ekonomia rritet dhe Sala fiton zgjedhjet. Everything makes sense.

Submitted by Male osdrimi (not verified) on

E kam ndjekur takimin e Mynihut. Ishte kryesisht per strategjine e re per sigurine dhe bashkepunimin ushtarak.vetem nje teme ish per crisen. Kete malukatin tone as e honepsen, as edhe ne darke se ftuan. Gjithekujdesi ishte per Jahjagen. Caprashitjet sali beut ishin vetem para mikrofonit kuq e zi te tvsh. Per te qeshur e per te qare. Eshte per te ikur nga ky vend duke uleritur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.