Berisha është top me shëndet; dhe trurin e ka qiqër

Lexoni këto deklarata të kryeministrit të bëra mbrëmë në TV Klan:
-Ai [Edi Rama] është bërë tmerrësisht obsesiv që unë t’ia lexoj librin, e keni vënë re? Ai vdiq që unë t’ia lexoj librin...
- U ndjeva keq vetëm kur e shpalli veten kurban timin. Imagjino ti mua si Ibrahimin, që Zoti më çoi mua si kurban Edi Ramën. Pastaj e kuptoi që e kishte keq dhe tha që jo, nuk jam unë kurbani.
- Në një moshë shumë të hershme, pasi shkrova e shkrova poezi dhe pasi pashë se të gjitha ishin nga mendja dhe jo nga zemra, e mbylla e u betova që të mos shkruaj më. Mora shkruajta një tregim, mbusha një fletore me tregime, e lexova, e rilexova dhe sërish pashë se nuk dilte nga zemra, por nga mendja, dhe vendosa të mos shkruaj më se do bija në mediokritet.
- Ju më pyesni nëse i qëndroj faktit që unë nuk do të kandidoj për president. Po ke parë ndonjëherë që të mos i qëndroj deklaratave të mia? Nuk ke parë asnjëherë.
- Mund të jetë president konsensual, por vetëm në rast se opozita do të nënkuptonte me konsensus presidentin e propozuar nga PD. Por kjo nuk besoj se ndodh.
Pati dhe deklarata të tjera që tregojnë se ai është shumë mirë me shëndet. Dhe trurin e ka top. Top fare.
Re.Pu.
Comments
realisht e paska trurin top

realisht e paska trurin top fare. eshte mbushur qeveria me burrat me te zgjuar te kombit. do te thote qe shume shpejt do te fillojme te tregojme kete epoke si dicka prehistorike, ashtu si dikur permendnim emrat e Foto Camit, Lenka Cuko, Hekuran Isai, Xhelil Gjoni, si kafshe te keqija qe prishin endrrat e femijeve. Shume shpejt do te rifilloje peralla.

Qe Berisha eshte top me

Qe Berisha eshte top me shendet as nuk e ve fare ne dyshim. Ata qe presin te kunderten shpresojne kot. Nuk ka malok bjeshke qe vdes pa mbushur 100 vjec!

Sa per ate, qe trurin e ka qiqer nuk jam i sigurt. E ka pasur ndonjehere valle ... ?

P.S.: Sa me shume plaket, aq me shume i ngjan Sali Protopapes. Si i tha ai ne film? Hmmm ... "Gjer ne buze te varrit s'pushove se shari!" Tek kjo fotografi ama per cudi nuk i ka lene gje Hitlerit.

Add new comment