Angelina Jolie-së i vijnë kërcënime online nga serbë të zemëruar prej filmit të saj

Postuar në 16 Shkurt, 2012 08:40

Filmi i parë që Angelina Jolie ka bërë si regjizore, In the Land of Blood and Honey, po i sjell kokëçarje. Fabula e filmit është marrë nga lufta në Bosnjë, rreth 20 vjet më parë, dhe në qendër të fabulës është dashuria e një artisteje myslimane me një serb të Bosnjës, oficer policie. Kush don ta shohë duhet të përgatitet të ballafaqohet me skena njimend të forta e tronditëse; e tillë ka qenë lufta në Bosnjë.

Po kokëçarjet e Jolie-së me çfarë kanë lidhje? Ajo ka marrë kërcënime e shqetësime online nga serbë të zemëruar prej mesazheve, sipas tyre, jo të balancuara të filmit. Vepra e saj regjizoriale është pritur mirë nga kritika (ka një numër aktorësh serbë në cast; madje, njëri syresh, Goran Kostiç, është djali i një ofeceri të vërtetë që ka marrë pjesë në atë luftë; “s’ka bërë krime”, saktëson ai), por nacionalistët serbë në Beograd, në SHBA, apo kudo gjetkë, e kanë marrë për një film që i nxjerr ata qëllimisht në një dritë të keqe. “Mua, dhe aktorëve serbë, na kanë mbërritur mesazhe jo të lezetshme në inbox-et tona; aktorët nuk më janë ankuar, por unë e kam marrë vesh; dhe në këtë mes nuk është problemi i kërcënimeve; por i instrumentalizimit politik të filmit”, tha për gazetën britanike the Guardian aktorja e regjizorja Angelina Jolie.  

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.