Afganistani e Etiopia janë përpara ‘Shqipërisë së Berishës’

Në Tema online kishin gjetur mënyrën më të mirë për të shfryrë tollumbacen e Berishës për rritje ekonomike në nivelin e 18%-ëshit gjatë katër viteve të fundit (është interesante, dhe për të qeshur, që kryeministri nuk vajton rritjen 0,5% të vitit të shkuar, por mburret me shumën aritmetike të rritjeve në katër vitet e fundit). Së pari, thonë në Tema, rritja 18% nuk figuron asgjëkund. Sipas FMN-së, rritja (si shumë aritmetike) gjatë katër viteve të fundit është 9,6%. Dhe po sipas FMN-së, po të aplikojmë të njëjtin marifet berishian të matjes së rritjes ekonomike, i bie që para nesh janë Afganistani me 40%, Etiopia me 28%, madje dhe Singapori (që i ka kaluar, ngaqë është vend i zhvilluar, kohët e rritjeve të forta) me 19.6%. E gjithë kjo për të treguar së pari, që rritja e katër viteve së bashku nuk është ajo që pretendohet, dhe së dyti që rritja ekonomike nuk ka kuptim të matet kështu.
E.G.
Comments
Or daja, epo shko tshkrujsh

Or daja, epo shko tshkrujsh ke Tema kur ke pune me Mero Abazin. Ke ngatrru gazete, kaq shpejt po u lodhke, qi nditen e par tpunes antigazetare?!

o Zenel, shko or burre i

o Zenel,

shko or burre i dheut tek 55 dhe shkruj cfare te dush per shpellarin se asnje nuk te merzitet atje.

Lere kete vend per ne qe te shfryjme dufin per shpellarin qe mundohet te na mbushi mendjen se rritja ekonomike e

Shqiperise per keto 4-vjet eshte 18 % kurse e Amerikes eshte vetem 1.5 % e Gjermanise vetem 1.5% ..pra shpellari pa pike turpi deklaron se kemi rritjen me te madhe ne bote. Kemi lene mbrapa Gjermanine po se po, por edhe Ameriken !!!

Mire na e ben shpellari , derisa eshte mbushe Shqiperia me zenel-a.

Add new comment