15 vjet nga Tragjedia e Otrantos, vetëm 6 vjet burg për 108 viktima

Sot mbushën plot 15 vjet nga dita kur anija “Kateri i Radës” do të nisej nga Vlora me 120 emigrantë në bord për t’u goditur në ujërat e thella të kanalit të Otranton nga anija ushtarake italiane “Sibilla”. Bilanci, 108 të vdekur. Pas shumë vitesh zvarritje, vetëm një vit më parë, gjykata italiane gjeti fajtor vetëm dy persona për humbjet e 108 jetëve, dy kapitenët respektiv duke i dënuar me gjithsej 74 muaj burg sëbashku! Askush tjetër nuk u dënua, madje u vodhën edhe dëmshpërblimet për familjarët. Shtetarët e të dyja brigjeve heshtën, heshtin edhe sot.
Në nder të viktimave, sot vendosen në port një monument i ngritur nga dy artistë shqiptar. Nga Italia pritet të mbërrijnë busulla dhe feneri i anijes.
S.E.
Add new comment