“Zbrazet” Frederik Ndoci; në fund bën një rrëshqitje

Këngëtari Frederik Ndoci u kthehet “anktheve dhe hesapeve” të së shkuarës, dhe këtë e bën në një intervistë për Gazetën Shqiptare. Thotë gjëra që s’i ka thënë më parë, sidomos për festivalet e këngës në RTSH. Jep shpengueshëm dhe konsiderata për kolegët, gjë fort e rrallë në mjediset artistike të Tiranës.
Në vitin 1988, çmimin e parë e mori një këngë, së cilës mund t’i jepeshin pak pikë për muzikën e shumë pikë për mbështetjen politike e klanore, lë të kuptohet Ndoci, duke saktësuar se “interpretimi i këngës, gjë e ditur nga të gjithë tanimë, nuk u bë me ndonjë klas të madh”. Për kë e ka fjalën? Për Parashqevi Simakun.
Ka për të thënë edhe për festivalin e një viti më pas. Citon drejtorin e Festivalit, Marashin (duhet të jetë fjala për Marash Hajatin, atëmot drejtor i RTSH-së), të ketë thënë, se “nuk do t’ia jap çmimin e parë Frederikut, por dikujt tjetër”. Dhe vijon: “Festivalin e atij viti e fitoi një këngë krejt kot, e kënduar nga e ndjera Anita Bitri”.
Më pas flet për një kompozitor, “mjeshtër të shantazheve dhe intrigave”, të cilin e identifikon me inicialet F.Sh. (fjala është për Flamur Sheun). Ky i fundit, sipas Ndocit, e kish blerë paraprakisht çmimin e parë në atë festival (këngëtari shkodran flet për vitin 1990, por duket se e ngatërron me vitin 1991). Mirëpo Ndoci nuk ka vetëm “vrer” për të tjerët. ”Në vitin 1996 fitoi me meritë Elsa Lila”, thotë ai.
Në intervistë jep dhe një konsideratë për festivalin që sapo ka përfunduar. Vlerëson këngën e çmimit të parë, dhe aty për aty s’e ka për gjë të justifikojë dhe një logjikë politike e patriotike në ndarjen e këtij çmimi. “Nëse çmimi i parë i është dhënë Rona Nishliut me një motivim politik, është bërë shumë mirë. Sepse ajo është nga Mitrovica, dhe në këtë moemnt i kemi të gjithë sytë andej”. Në këtë pikë, merret vesh, ia fut krejt kot. Nuk flet si artist, por si sekretarët e qëmotshëm të partisë. Veçse ka zëvendësuar ideologjinë marksiste me nacionalizmin.
Re.Pu.
Comments
sa te ndjeshem qe jane keta
<p>sa te ndjeshem qe jane keta kozmopolitet .po ta kishte cmimin e pare ndonje arixhi apo ndonje ''pakice'' tjeter do ta kishin pershendetur dhe do ta kishin ngritur ne qiell.nuk kam pasur pershtypje te mire per kete ndocin por ne fund paska folur mire.</p>
dhe ju këtë dreq shkrimi e
<p>dhe ju këtë dreq shkrimi e quani lajm? dhe e fusni në kategorinë lajm? mirë ai (Ndoci) tha ato që tha, kujt i intereson i lexon dhe më pas i gjykon, por ju mos tallni prapanicën duke e futur në kategorinë lajm dhe njëkohësisht të fusni dhe gjykimin tuaj. të paktën ta quanit opinion! :P</p>
Respublika humb kohen me nje
<p>Respublika humb kohen me nje njeri qe ne cdo inventar i dalin here derrasa e here ndonje vide mangut.</p>
Add new comment