Vritet kryemafiozi i Ndragetës në Toronto, ishte mik me shqiptarët.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:32

Karmine Verduci, kryemafiozi i Ndragetës në Kanada, i cili bashkëpunonte ngushtë me krimin e organizuar shqiptar, u ekzekutua me kallashnikov, teksa po negocionte për kuintalët e heroinës avgane e kokainës amerikano-jugore.

Hetuesit besojnë se vrasja e pardjeshme në Toronto, me 8 plumba, është hakmarrje nga njerëzit e Vito Rizutos, bosi kalabrez, tashmë të vrarë.

Carmine po hynte në territorin e tyre. Verduci ishte pika lidhëse mes Kanadasë dhe Kalabrisë.

Një raport policor thotë se 56-vjeçari ishte një “anëtar besnik” i Ndragetës, aktivitetet e paligjshme e të cilës përfshijnë trafikimin e armëve, pastrimin e parave, korrupsionin, mashtrimin, tregun e aksioneve dhe trafikimin e drogës.

Ky grup ka anëtarë ndërlidhës me lidhje strategjike në të gjithë globin për të planifikuar operacionet që të çojnë në një strukturë komanduese të vendosur në të gjithë Italinë”-vazhdon raporti. Lidhjet e tij përfshijnë edhe anëtarë të lartë të familjes Comiso, mafiozët Hamilton, mafiozët shqiptarë dhe familjen Gambino në Nju Jork. Ai u vra të enjten në parkingun e “Regina Sport Café” dhe ndonëse aty kishte kamera survejimi, nga ekspertët u konsiderua si “krim i shkëlqyer”. Hetuesit janë në kërkim për dy të dyshuar, dy meshkuj të bardhë, teksa është kapur imazhi i një mjeti tip “Honda”, ngjyrë gri.

Carmine dhe shqiptarët

Carmine nuk ngurronte “të bënte tregti” me shqiptarët, duke nisur nga linjat e lules së kuqe të Avganistanit që përshkruajnë tranzit Shqipërinë ashtu edhe për “lumenjtë e kokainës” që gjithashtu tranzitohej në vendin tonë, pasi vinte nga Amerika Latine. Në vitin 2009, Në Rexhio Calabria u shkatërrua një nëndegë e Ndragetës, që komandohej nga Carmine. Në pranga u vunë edhe 4 shqiptarë të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, me origjinë nga Bolivia dhe pas tranzitit në Shqipëri ose Spanjë kalonte në Itali.

Gjatë operacionit “Trovador” (Rapsodi), të katër shqiptarët e arrestuar ishin nga Berati, 3 prej tyre janë vëllezër, Armando Xhaxhaj, 38 vjeç që njihej me emrin Mand, Krenar Xhaxhaj 40 vjeç, i thirrur shkurt me emrin Nari, Lulëzim Xhaxhaj, i njohur si Luli dhe Adem Haznedari, 47 vjeç. Nuk përjashtohen edhe episode të tjera kur shefi i mafies më të fuqishme të botës të ketë bashkëpunuar me shqiptarët..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.