Vritet bashkëpunëtori i vrasësit të komisarit të Krujës

Është ekzekutuar në Durrës me breshëri automatiku miku i vrasësit të komisarit të Krujës, Gani Malushit.
Viktima i identifikuar si Nikolin Prenga u vra në një pritë në Spitallë të Durrësit, natën e së dielës, rreth orës 20.45 teksa lëvizte me automjetin e tij tip BMW me targa të huaja.
Ende nuk dihet se cilët janë autorët e këtij krimi, të cilët dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku nga prapa. Plumbat e kanë zënë në trup dhe kokë dhe megjithë dërgimin në spitalin rajonal
VrasjeKamëz, vrasje tek Instituti BujqësorVrasja e kryekomisaritTiranë, vrasje në urban
nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas policisë, viktima ishte person me precedentë penalë dhe i përfshirë në konflikte të ndryshme. Vitet e fundit ai kishte punuar si roje sigurie në disa pika bastesh e lojërash fati.
Prenga ishte akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gani Malushit nga Prokuroria e Durrësit dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, po më pas fitoi pafajësinë në Apel.
Pas marrjes së pafajësisë Prenga fitoi me vendim gjykate dhe kompensim për burgim të padrejtë nga Ministria e Financave.
TOP CHANNEL
Add new comment