Vrasja e shqiptarit në xhami, serbi mori hak pas 18 vitesh pritje

Postuar në 25 Gusht, 2014 14:35

ZVICER- 18 vjet ka pritur për të kryer vrasjen për gjakmarrje një shtetas serb. Viktima M. B. 5i vjeç, shtetas zviceran dhe me origjinë shqipëtare mësohet të ketë vrarë 18 vite më parë, për vetëmbrojtjë, të vëllain e atentatorit.

M. B., babai i katër fëmijëve, po falej në dhomën e lutjeve në një xhami të San Gallos kur shtetasi serb, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i është afruar nga mbraba duke e qëlluar me një armë zjarri disa herë në kurriz dhe në kokë.

Gjithashtu mësohet se vrasësi kishte marr pjesë në faljen kolektive pak para krimit dhe pse nuk kishte frekuentuar kurrë më parë atë xhami. Vrasja ndodhi pak ditë më parë dhe ka tronditur mbarë opinion publik zviceran sidomos pas publikimit të detajeve dhe motivit të krimit.

Vetë shtetsi serb, autor i krimit, pasi u arrestua pa rezistencë, pak kohë pas vrasjes, ka pranuar për organet e policisë se vrasjen e ka kryer për gjakmarrje ndaj vrasjes të së vëllait, nga ana e M. B., 18 vite më parë. Ndërsa nga ana e të gjithë opinionit publik nuk arrihej të kuptohej pse vrasja ishte bërë në mënyrë të hapur, brenda ambienteve të xhamisë, përgjigjia ka ardhur nga presidenti i Komunitetit Mysliman për Zvicrën Lindore, Hisham Maizar.
“Vrasja për nder në një xhami është një akt shumë serioz dhe shumë i guximshëm, për shkak se ndodh përpara një audience.

Vrasja për nder duhet bërë publikisht.”- ka deklaruar për mediat Mizar. Gjithashtu 73 –vjeçari Mizar ka shtuar për mediat se sipas ligjeve të gjakmarrjes: “Nëse është ndotur nderi i një familjeje, një anëtar i saj është i vendosur për të marrë hak. Pastaj kërkohet momenti më i përshtatshëm. Edhe shumë vite më vonë mund të marrësh hak”.

Ndërsa për të evituar reagime politikosociale që mund të rrezikonin statusin e emigrantëve mysliman në Zvicër imami i xhamisë ku ndodhi vrasja, Fehim Dragusha ka thënë për mediat, pak pas vrasjes, se ngjarja nuk ka asnjë aspekt politik. “Është një konflikt personal mes dy familjeve, që ndoshta me shumë mundësi po lanin hesape,” ka shtuar Dragusha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.