Votimi i 3 ligjeve, Rama: Do pranojmë nëse dëgjohet zëri i opozitës

Postuar në 03 Shkurt, 2013 14:20

 

Opozita do të votojë tre ligjet që kushtëzojnë statusin për vendin kandidat në BE, vetëm nëse dëgjohen argumentet e saj. Në konferencën e së dielës në rrjetin social “Twitter”, lideri i opozitës Edi Rama ka paralajmëruar dhe qëndrimin që do të mbajë në takimin me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule.

“Presim si gjithnjë një aleat të shqiptarëve në përpjekjet për demokratizim, zgjedhje të lira e drejtësi në dobi të integrimit. S’funksionon me detyrim partneriteti BE e me Komisionerin! 3 ligjet mund të votohen nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton”, përgjigjet Rama pyetjeve të qytetarëve.

Kryesocialisti është përgjigjur edhe rreth aleancave parazgjedhore, duke përjashtuar mundësinë e një koalicioni me FRD-në e Bamir Topit, i cili sipas tij, synon në të vërtetë PD-në. “Bamir Topi është jo vetëm i djathtë po ka dhe synimin të duket i ri në fushë:-)Plus që qëllimi i tij real është reformimi i PD”, shkruan Rama.

Ndërkohë për Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Kreu i PS-së deklaron se do do të pranojë çdo vendim të tij, qoftë kjo, duke u shkëputur nga koalicioni.”Vangjel Dulja kërkon rotacionin njësoj si ne, por nëse do ta synojë jashtë nesh kjo është zgjedhja e tij që do ta respektojmë”, shkruan Rama, duke rihedhur sërish idenë e një bashkëpunimi me Ilir Metën. ”S’bëhet fjalë për diçka mes dy njerëzve, por për një investim strategjik që synon rikompaktësimin e gjithë forcave me vota majtas”, shkruan ai.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.