Vlorë, vritet me armë 26 vjeçari dyshohet nga 1 debat me autorin.

Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e quajtur ish-shkolla e naftës në Vlorë, ku mësohet se viktima është Endri Yzeiri, 26 vjeç.
Mësohet se Yzeiri është qëlluar me armë zjarri, nga një person ende i paidentifikuar. Fillimisht 26 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë. Ai ka marrë një 1 plumb në aortë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Yzeiri ka debatuar me autorin e vrasjes në një bar, çka ka sjellë edhe agravimin e situatës dhe për pasojë të shtënat me armë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.
Add new comment