Vlorë, shpëtohen dy të rinjtë nga Tirana, u bllokuan 6 orë në det

Dy persona të denoncuar të humbur në det të hapur prej më shumë se 6 orësh janë shpëtuar nga policia e Vlorës.
Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani rreth orës 10:00 kishin dalë në det me një mjet lundrues sportiv, pedalon dhe nuk ishin kthyer në breg. Të afrimit e dy peronave nga Tirana njoftuan policinë, e cila u vendos në lëvizje duke filluar kërkimet për operacionin e kërkim-shpëtimit.
Pas disa orësh kërkime rreth orës 16: 15 Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani janë lokalizuar në afërsi të një bove në zonën e Zvërnecit. Mecaj dhe Rrahmani për shkak të pamundësisë së kthimit në tokë për shkak të detit të trazuar ishin bllokuar.
Pas ndërhyrjes së policisë, Mecaj dhe Rrahmani janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Add new comment