Vjedhja në BSH, Apeli lë në "arrest shtëpie" dy inventarizuesit në thesar

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:10

Gjykata e Apelit vendos të mos ndryshojë masën e sigurisë që Gjykata e Tiranës dha ndaj dy inventarizuesve  në departamentin e Emisionit të thesarit të shtetit ku u vodhën 713 milionë lekë.
Mehdi Molla dhe Emiljano Lamce do të qëndrojnë në “arrest shtëpie” ndërsa mbroja kishte kërkuar nga Apeli ndryshimin e masës në “detyrim paraqitjeje”.

Dy inventarizuesit e parave në thesarin e Bankës qendrore akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Gjykata e Apelit, pak ditë më parë ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, duke e lënë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Fullani do të qëndrojë në këtë masë deri në përfundim të hetimeve për skandalin në Bankën e Shqipërisë, ndërsa është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre. Sakaq, inspektorja e përgjitshme e BSH, Elivar Golemi e cila gjithashtu apeloi arrestin me burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, vijon të qëndrojë në qelinë e paraburgimit 313, pasi Apeli e la vendimin në fuqi.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.