Viza në SHBA, Ambasada: Tarifë emigrimi para nisjes

TIRANE- Ambasada Amerikane ne Tirane njofton per procedurat per pajisjen me vize emigrimi ne SHBA.
Ne nje njoftim te publikuar ne faqen online te ambasades, pak dite me pare sqarohet se “Duke filluar nga data 1 Shkurt 2013, të gjithë personat që janë pajisur me vizë emigrimi për në SHBA, përpara se të udhëtojnë për në SHBA, do të duhet të paguajnë një Tarifë Emigrimi prej 165 dollarësh për Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS).”
Sipas ambasades, vetëm prindërit e ardhshëm birësues fëmijët e të cilëve po hyjnë në SHBA nën Procesin e Jetimit apo të Hagës, rezidentët në kthim, dhe ata të cilëve u është lëshuar vizë e tipit K, janë të përjashtuar nga tarifa e re.
Faqja e mëposhtme e internetit të USCIS ka më tepër detaje për tarifën e re, përfshirë edhe informacion kontakti për USCIS, nëse keni pyetje të mëtejshme: www.USCIS.gov/immigrantfee
PANORAMA
Add new comment