Videofinalja e Botërorit, Rama: Anullim loje, shiu s'na lejon.

Postuar në 12 Korrik, 2014 11:20

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anullimin e videofinales që do të organizohej në fushën e parkut pranë Kryeministrisë me nxënësit më të mirë të shkollave të mesme.

Në një postimi në rrjetin social Facebook Rama shkruan : “Anullim loje. Fatkeqësisht kushtet meteorologjike të pafavorshme me shiun që pritet të vazhdojë të bjerë edhe nesër, e bëjnë të detyrueshëm anullimin e videofinales së botërorit të organizuar në fushën e parkut të ri të kryeministrisë. Duke shprehur keqardhjen për këtë pamundësi objektive Ju urojmë të gjithë ndjekësve të kampinonatit një shikim të kënaqshëm të ndeshjes”.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.