Vetëhelmimi i 17 vjeçares,familjarët 'Eskpertza tregoi se s'kishte incest'

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:05

Rreth 5 ditë pas vetehelmimit të 17-vjeçares, Xhoana Mikrezvani, e cila sipas policisë akuzoi të atin për përdhunimin e saj kanë regaur familjarët.Ata kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes pasi sipas tyre tashmë ata disponojnë edhe raportin mjeko ligjor të marrë në Tiranë, sipas të cilit inçesti i pretenduar nuk është faktuar. I tronditur nga ngjarja e rëndë xhaxhai i 17-vjeçares, Agron Mikrezvani, ka deklaruar se policia është nxituar me informacionin e dhënë pasi një gjë e tillë nuk është e vërtete. 

Ai ka dyshime për manipulim të ngjarjes nga ndonjë përson tjetër por sipas tijë të gjitha do të bëhen publike pas përfundimit të hetimeve.

"Ne na vjen shumë keq se këto lajme behën të ditur ose nga mund te dalin, a dalin prej policisë, si rrjedhë e këtyre lajmeve jo të këndshme për gjithkënd, se ky është një diskriminim i një farefisi." shprehet xhaxhai

Edhe vëllai i të miturës është shokuar nga ngjarja, teksa ju bën thirrje organëve të drejtësisë që të lirojnë sa më parë babain e tijë pasi është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. 

"Unë jam tronditur shumë nga kjo ngjarje dhe i kërkoj shtetit të më sjell babin në shtëpi se është i pafajshëm dhe është e padrejtë të dënohet një njëri pa faj." tha vëllai i 17 vjeçares

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Rrilë të Lezhës, ku sipas policisë 17-vjeçarja Xhoana Mikrezvani ka denoncuar babin e tijë Fatmirin se ka kryer marëdhënie seksuale me të me dhënë, ndërsa një ditë pas denoncimit ajo u vetëhelmua duke i dhënë fund jetës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.