Vendime i ministrave të KiE për pronat, Peçi: Hapet drita jeshile.

Në një deklaratë për media zv/ministër i Drejtësisë Idlir Peçi ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mori dje një vendim shumë pozitiv për plan veprimin e kthimit dhe kompensimit e pronave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Peçi ka bërë të ditur se tashmë i është kërkuar edhe Gjykatës së Strasburgut që të shtyjë afatin që i ishte lënë Shqipërisë për të zgjidhur çështjen e pronave, në mënyrë që të implementohen reformat e nevojshme.
“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës inkurajon qeverinë të vijojë planveprimin e saj për zgjidhjen e problemit të pronave. Hera e parë që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës merr një vendim kaq të rëndësishëm për pronat në Shqipëri”-tha Peçi.
Gjykata e Strasburgut kishte marrë një vendim pilot duke i lënë afat Shqipërisë deri në shator për krijimin e një rruge zgjidhjeje. Por sipas zv/ministrit Peçi “Deri në Dhjetor 2013 nuk ishte bërë asgjë”-kjo sipas tij si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë së kaluar.
“Vendimi i Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është politik dhe mesazh i qartë për Shqipërinë”-tha Peçi duke theksuar se “Ky vendim është lajm i mirë për shqiptarët, tani do të shohin dritën jeshile për zgjidhjen problemin e tokës.”
Zv/ministri u shpreh se një vendim për shtyrjen e afatit nga ana e Gjykatës së Strasburgut do t’i jepte kohën e duhur qeverinë për të dhënë zgjedhjen e këtij problemi.
Add new comment