Tre marinarë shqiptarë në burgjet e Jemenit, transportonin armë serbe nga Mali i Zi

Postuar në 28 Janar, 2013 13:49

 

Tre marinarë shqiptarë janë ndaluar në Jemen dhe ndodhen në gjyq, pasi akuzohen për trafik të paligjshëm armësh.

Marinarët shqiptarë drejtonin një anije me flamur të Maldiveve, ngarkesa e të cilës ishte 180 tonë armatim dhe municione.

Kapiteni i anijes, Arif Bakillari, thotë se ngarkesa është e rregullt, se ajo kishte si destinacion Irakun dhe se në një pjesë të udhëtimit janë shoqëruar edhe nga anijet e NATO-s.

Por me të mbërritur në port në Jemen, dhjetorin e shkuar, për të marrë furnizim me karburant, autoritetet vendore i kanë ndaluar tre shqiptarët dhe tashmë ata kanë dalë përpara një gjykate nën akuzën e shkeljes së ligjeve vendase dhe atyre ndërkombëtare.

Një histori kjo tepër misterioze, pasi anija është nisur nga Greqia, është furnizuar në një nga portet e Malit të Zi, ndërsa armët janë prodhim serb.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.