Topi: Berisha, njeriu që dhunon votat, duke nisur nga vota ime

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:10

Kryetari i Frymës se Re Demokratike, Bamir Topi, i ka quajtur deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet si jo realiste duke nënvizuar se ai vazhdon të jetë dhunuesi i votimeve të lira e të ndershme. Zoti Topi iu referua edhe votimit të tij në zgjedhjet vendore, gjatë kohës kur ishte president.

“Kam qenë i dhunuar drejtpërdrejt në të drejtën time kushtetuese të votës. Vota e fshehtë është një e drejtë. Kryeministri konfirmoi që nuk ka më problem me shoqërinë shqiptare, por problemi i tij i sotëm është nëse Europa vendos kusht zgjedhjet apo jo. Në zonën ku kam votuar unë zgjedhjet ishin manipuluar turpësisht. Vota ime u deformua për qëllime politike… Në rast se ne kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme, atëherë kemi një Parlament që funksionin ndryshe. Rregullat realizohen ndryshe, debati realizohet ndryshe”, tha Topi.

Topi tha më tej se me institucione të dobëta dhe me zgjedhje jo të ndershme, Shqipëria do të vazhdojë të refuzohet në proceset e saj integruese. Sipas kreut të FRD, për shkak të dominancës së pushteteve nga kryeministri, institucionet e vendit janë të dobëta. Topi kritikoi edhe nismën e Berishës “Shqipëria 1 euro”, duke theksuar se ajo është absurde në kushtet kur ish-të përndjekurit dhe ish-pronaret nuk kane marrë kompensimin që u takon.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.