Tokat, hetim kreut të komunës së Farkës, Plaku: S'kam njoftim.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:10

Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, së bashku me shefin e Kadastrës së Komunës. Por duke folur për “Shqiptarja.com”, kryekomunari i Farkës, tregon se, nuk ka dijeni në lidhje me këtë çështje pasi “nuk është njoftuar nga policia”. Burime zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit, kanë bërë të ditur dje se, ndaj Plakut dhe Viron C., është bërë një kallëzim nga një person se, nuk i kanë bërë dokumentet për të regjistruar një tokë prej 10 hektarësh. Policia e Tiranës tha se: “Shtetasi Z.D, kallëzon Fatbardh Plakun dhe Viron C., pasi nuk i kanë përpiluar dokumentacionin për regjistrimin e një prone në Z.V.R.P.P Tiranë prej 10.000 m², ndodhur në fshatin Lundër pranë TEG-ut”.
 
DENONCIMI NË POLICI
Fatbardh Plaku, kryetari i komunës Farkë dhe shefi i zyrës së Kadastrës së këtij instituciuoni vendor, do të hetohet për dy akuza. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, ndaj tyre janë ngritur veprat penale të: “shpërdorimit të detyrës” dhe “falcifikim dokumentash”. Procedimi penal ka nisur nga dita e djeshme pas denoncimit të një qytetari me inicialet Z.D. Ky i fundit ka denoncuar në polici, se kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku, si dhe përgjegjësi i zyrës së Kadastrës, Komuna Farkë Tiranë, Viron. C. 42 vjeç, “nuk i kanë përpiluar dokumentacionin për regjistrimin e një prone në Z.V.R.P.P Tiranë prej 10.000 metra katrorë, ndodhur në fshatin Lundër pranë TEG-ut”. Sipas denoncuesit, këtë pronë ai e ka përfituar me ligjin numër 7501, dhe në pronën e kallëzuesit janë regjistruar në hipotekën e Tiranës me dokumenta të falcifikuara. Sipas policisë, dosja me materialet proceduriale, i është kaluar Prokurorisë së Tiranës. Ndaj kryekomunarit dhe zyratrit të Komunës së Farkës, janë ngritur akuzat e “shpërdorimi i detyrës” dhe “falcifikimi i dokumentave”.
 
REAGIMI I PLAKUT
Pas bërjes publike të akuzave ndaj kreut të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, ka reaguar edhe ky i fundit. I pyetur nga “Shqiptarja.com”, Plaku ka deklaruar se, nuk ka dijeni të ketë çështje të tillë në ngarkim të tij. “Unë nuk kam asnjë dijeni për çfarë akuze bëhet fjalë dhe nga policia nuk kemi asnjë njoftim”, ka thënë Plaku. “Aktualisht ai apo ndonjë zyrtar i administratës së komunës nuk kemi asnjë çështje apo akuzë në proces”, ka thënë kreu i Komunës së Farkës për “Shqiptarja.com”, gjatë një komunikimi me telefon. Që prej 29 prillit familja e kryetarit të komunës së Farkës Fatbardh Plaku, është marrë në mbrojtje nga policia. Urdhri vjen pas dy atentave ndaj familjes së kryekomunarit, ku herën e parë u qëllua me antitank vila ku banonin dhe herën e dytë (28 prill) u qëllua me shotgun në drejtim të makinës ku udhëtonin dy djemtë e Fatbardh Plakut. Në të dy herët e atentatit për fatin e mirë të familjes Plaku,nuk ka patur të plagosur,por vetëm dëme materiale.

REAGON, PLAKU: S’KAM DIJENI PËR KËTO AKUZA
“Unë nuk kam asnjë dijeni për çfarë akuze bëhet fjalë dhe nga policia nuk kemi asnjë njoftim”, ka thënë Plaku. “Aktualisht ai apo ndonjë zyrtar i administratës së komunës nuk kemi asnjë çështje apo akuzë në proces”, ka thënë kreu i Komunës së Farkës për “Shqiptarja.com”, gjatë një komunikimi me telefon.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.