Tirana, në 21 komunitetet më inteligjente. Berisha: Do bëhemi superfuqi e ICT në rajon

Postuar në 25 Janar, 2013 03:39

 

Per here te pare Tirana renditet nga forumi i mirenjohur Intelligent Community Forum (ICF) ne 21 Komunitetet Inteligjente te botes, nder te cilat jane Philadelphia, Toronto dhe vetem 5 ishin nga Europa.  Kreu i qeverise, ka preferuar ta ndaje kete lajm te mire me miqte e tij ne Facebook, duke e cilesuar ate nje lajm shume te mire per te gjithe.

Sipas tij, ne motivacionin e ICF nder te tjera thuhet: “Ne Tirane shtrirja e internetit me brez te gjere po rritet shpejt si rezultat i rritjes se disponueshmerise se tij dhe cmimeve shume te ulta. Qellimi i vendit eshte te behet “qender teknologjike” per rajonin dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po shnderrohet ne nje sektor kryesor per ekonomine” dhe se “Qeveria shqiptare ka investuar ndjeshem ne aplikimet e qeverisjes elektronike dhe ka inkurajuar sektorin privat t’i ofroje sherbime dixhitale klienteve”.

“Duke falenderuar me mirenjohje te thelle te gjithe ata qe bene te mundur kete arritje madhore ne projektin tone “Shqiperia dixhitale” une shpreh besimin tim me te madh se se shpejti, me mendjet dhe imagjinaten tuaj te pakufishme miqte e mij te rinj, do te bejme Shqiperine superfuqine e ICT ne rajon, ku do krijohen mijera e mijera vende pune te reja bazuar ne trurin dhe energjite tuaja”- shkruan Berisha, duke shtuar me tej “Ne jemi ndryshimi. Perpara drejt Shqiperise dixhitale, Shqiperise se dijes! Miqesisht sb”.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.