Tiranë,policia:Kujdes me telefonin rrezikonin jetën tuaj si këmbësorë.

Komisariati Numër 2 në kryeqytet ka gjetur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga makinat kur kalojnë në rrugë.
Mesazhi i policisë përcillet përmes një karikature dhe u drejtohet kryesisht atyre që nuk e ndajnë nga dora telefonin në asnjë moment edhe kur kalojnë rrugën nga një cep në tjetrin duke mos qenë të vëmendshëm e duke u bërë burim aksidentesh.
“Teknologjia ka të mirat dhe të metat e saj. Një e metë është fakti që njerëzit krijojnë varësi dhe harrojnë të kujdesen për veten !!! Përdorimi i mjeteve teknologjike në rrugë rrezikon seriozisht jetën tuaj si këmbësore dhe drejtues mjeti ! Mos u ktheni në burim aksidenti !”- është postimi që shoqëron karikaturën.
Add new comment