Tiranë, kapen 4 adoleshentët që bënin kërdinë me vjedhje për skrap

Postuar në 22 Korrik, 2014 10:43

Katër të rinj nga Tirana janë arrestuar në flagrancë pasi vidhnin në kryeqytet pravaze metalike dhe kangjella rrethuese për ti shitur për skrap në pikat e grumbullimit.

Policia bën të ditur se vuri në pranga Jurgen Armand Sinjari 19 vjec,  Rigers Anderson Vejsiu 19 vjec, Ergys.Sh, 17 vjec dhe Omar.N, 18 vjec, të gjithë banues në Tiranë.
 
Ata u kapën reth orës 4 të mëngjesit në ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Skrapi” së Policisë së shtetit duke tentuar të vjedhin pravazet metalike të apartameneteve dhe lokaleve në rrugët ”Shkelqim Fusha” dhe ”Frederik Shiroka” në kryeqytet. 

Nga puna hetimore e kryer nga organet e policisë rezultuoi se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mundur të vjedhin edhe kangjellat rrethuese të një pallati në rrugën “Shkëlqim Fusha”, në afërsi të kopshtit Botanik.
 
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një automjet tip Benz Mercedes 190 me targa TR 1741 I, një sasi prej rreth 35 kangjella alumini të vjedhura me aktivitetin e tyre kriminal të fundit dhe një sasi prej rreth 50 metra kabull me ngjyrë te zezë, me prejardhje të dyshimtë.

Gjithashtu policia njofton se materialet e sekuestruara dhe paditë mbi të arrestuarit u janë kaluar në dorëzim Prokurorisë

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.