Tiranë, dyshohet se rrëmbeu me forcë një femër, shpallet në kërkim

Shpallet në kërkim nga policia një automjet tip ‘Volskwagen Golf’ i kuq, me targa TR 3967 R. Sipas burimeve dyshohet se pronari i mjetit ka marrë forcërisht një femër në makinë dhe është larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së shtunës. Sipas punonjësve të policisë, bëhet fjalë për një konflikt në çift. Automjeti është parë për herë të fundit ne zonën e shkollës se bashkuar.
Uniformat blu të kryeqytetit po vijojnë kërkimet dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Add new comment