Tiranë, arrestohen dy të kërkuarit për skema mashtruese financiare

Dy persona të kërkuar për skema mashtruese me qëllim përfitimin financiar janë arrestuar së fundi në Tiranë.
Policia njofton se më datë 15.07.2014 nga Seksioni ipër Krimin Ekonomik Financiar, u krye arrestimi i shtetasit në kërkim Henri Vinçez Derani 28 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim e datës 14.06.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg,” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, dhe “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin,” të parashikuar nga nenet 186/2, 180, 143,dhe 144/a i K. Penal.
Po nga ky seksion policia tha se u bë arrestimi i shtetasit në kërkim Marjon Maksimiljan Gjerazi, 36 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim e datës 14.06.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me Burg,” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Feshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, dhe “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin,” të parashikuar nga nenet 186/2, 180, 143, dhe 144/a të K. Penal
Add new comment