Tiranë, 7 shoferë të dehur në pranga 108 patenta të pezulluara…në 1 ditë.

Postuar në 11 Tetor, 2014 09:45

108 leje drejtimi janë pezulluar nga policia e kryeqytetit, vetëm gjatë 24 orëve për shkak të mosrespektimit të sinjalistave rrugore, ndërsa 7 persona janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
 
Arrestimi i tyre është bërë gjatë konkrolleve të ushtruar nga një taks-forcë e ngritur enkas nga Drejtoria e Policsë Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore.  Drejtuesit e automjeteve kanë konsumuar alkool mbi vlerën e lejuar me ligj (vlerë ka qenë mbi 0.5 miligram).

Po keshtu, sipas policisë janë pezulluar 108 leje drejtimi (patenta) për mosrespektim të sinjalistikës horizontale dhe kalimit të semaforit me driten e kuqë, ç’ka përbën një rrezik potencial për aksidentet rrugore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.