Tepelenë, i vendosën zjarrin kullotave, arrestohen dy persona

Postuar në 28 Gusht, 2014 06:05

Dy shtetas janë arrestuar në fshatin Lekël dhe në fshatin Kodër të Tepelenës pasi i kanë vendosur zjarrin kullotave.

Nën akuzën “Shkatërim të pronës me zjarr” është ndaluar shtetasi L. Xhime, nga fshati Kodër Tepelenë, pasi ka vendosur zjarr duke djegur për pasojë 5 hektar kullotë në fshat.

Gjithashtu është ndaluar shtetasi I. Kasneci, nga fshati Lekël, ka vendosur zjarr në kullotën e tij, por flakët kanë dalë nga kontrolli duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikëseve, të cilët kanë shmangur në këtë mënyrë rrezikun.

Megjithatë sa i përket dëmeve janë djegur rreth 6 hektarë kullotë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.